Shtohen rastet e abuzimeve seksuale në ushtrinë e Izraelit

Gazeta izraelite ka dhënë statistika të reja mbi rritjen e numrit të rasteve të abuzimeve seksuale në ushtrinë izraelite.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gazeta sioniste Haaretz të dielën përmes publikimit të një sondazhi, ka njoftuar se një në gjashtë ushtare të ushtrisë izraelite, gjatë periudhës së shërbimit ushtarak, është sulmuar seksualisht. Sipas këtij sondazhi, mijëra ushtare dhe oficere të ushtrisë izraelite të cilat kanë marrë pjesë në këtë sondazh, 60 % nga pjesëmarrëset kanë qenë të sulmuara seksualisht në njësitë e tyre ushtarake. E përditshmja izraelite Haaretz shkruan se fenomeni i ngacmimeve seksuale në ushtrinë izraelite është ende në rritje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne