Shifra alarmuese/ Çako: Shqiptarët në depresion, 227 vetëvrasje gjatë 2016-ës

Gjatë 2016-ës janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Këto janë statistika zyrtare të Policisë së Shtetit. Megjithëse 3 vitet e fundit në Shqipëri ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, shifrat mbeten alarmante.

Në jo pak raste, aktin e rëndë të vetëflijimit e kanë ndërmarë edhe efektivë të uniformave blu.

“Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Çako në konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja” që u zhvillua në bashkëpunim me një sërë institucionesh.

Në përfundim, u vendos të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit, në mënyrë që të jepen rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave që mund të parandalojnë këtë fenomen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne