Shifra fantastike, i kemi shënuar 14 gola Moldavisë, Shqipëria nuk ka humbur kurrë ndaj këtij rivali dhe ka një rekord

Shqipëria dhe Moldavia janë ndeshur 6 herë mes tyre dhe kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjëherë, duke marrë 5 fitore dhe një barazim. Interesant është fakti se të pesta fitoret janë marrë në kuadër të kualifikueseve të Evropianit, ndërsa barazimi është pa gola në një ndeshje miqësore në Tiranë.

Edhe golaverazhi është fantastik ndaj Moldavisë, 14 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, teksa në 4 ndeshjet e fundit me këtë rival nuk është pësuar asnjë. Dy fitore janë në Moldavi, e para në vitin 1995 ku Shqipëria fitoi 2-3, si dhe ajo e kualfikueseve për Euro2020, ku kuqezinjtë triumfuan 0-4 në Kishinjev, që rezulton edhe fitorja më e thellë e Kombëtares shqiptare jashtë fushe në një ndeshje zyrtare.

Aktualisht Moldavia renditet në vendin e 157 në FIFA, ndërsa Shqipëria e 59-ta. Në total, vlera e skuadrës moldave shkon në 15 milionë euro, dhe lojtari më i shtrenjtë është Reabiçiuk i Spartakut të Moskës në Rusi, me një vlerë prej 5 mln eurosh.

Kurse vlera e Kombëtares shqiptare shkon afërsisht në 110 milionë euro, por në mungesë të Brojës, sonte kuqezinjtë në total vlejnë 81.7 milionë euro, ku lojtari më i shtrenjtë është Kristjan Asllani me 12 milionë euro.

Gjithsesi, moldavët kanë në përbërje golashënuesin më të mirë të grupit Nikolaesku me 4 gola, ndjekin Asani e Bajrami me 3 gola, po kaq edhe Levandovski i Polonisë dhe Çerny i Çekisë./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne