Izraeli bombardon një zonë të banuar në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

Ushtria izraelite bombardoi një vendbanim civil në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës. Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Palestinës, ushtria izraelite goditi shtëpitë e familjeve “Abu al-Kumsan”, “Abu Dayir”, “Abu Dan”, “Esh-Sheikh” dhe “Al-Aseli” në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Në lajm ky sulm i cili ka shënjestruar kampin e refugjatëve Jabalia, u përshkua si “një masakër e re e Izraelit”.

Në një video të marrë nga zona ku është kryer sulmi vërehet se po bëhen përpjekje për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërkohë nuk është dhënë ende informacion lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne