Shifrat e Eurostat/ Shqipëria, më shumë të punësuar në sektorin e shëndetësisë

Shqipëria ka numrin më të lartë të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë dhe ndërmarrjeve private në këtë fushë, krahasuar me vendet e rajonit. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria lë pas Greqinë, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, për numrin e lartë të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, në bazë të ndërmarrjeve që operojnë në vend.

Aktualisht në Shqipëri në sektorin shëndetësor shtetëror janë të 18 mijë mjekë dhe infermierë. Sipas Eurostat, numri i bizneseve në sektorin e shëndetësisë dhe punës sociale të BE-së arriti në 2.3 milionë. Kështu sektori i shëndetësisë dhe punës sociale punësoi 13 milionë njerëz dhe ka gjeneruar 579.5 miliardë euro vlerë të shtuar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne