Gjatë vizitës së tij në Iran të martën (26 mars) udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, takoi Udhëheqësin Suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei. Sipas agjencisë së lajmeve WANA, gjatë takimit Ajatollah Khamenei shprehu mbështetjen e Iranit për popullin palestinez në Gaza. Haniyeh u mirëprit më herët nga ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, ku tha se Izraeli “kishte dështuar në arritjen e qëllimeve të tij ushtarake”.
Irani ka mbështetur Hamasin në luftën gati gjashtëmujore me Izraelin që ka vrarë më shumë se 32,000 palestinezë në Gaza, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavën e drejtuar nga Hamasi.
Izraeli kritikoi vendimin e Uashingtonit për të mos vendosur veton mbi masën, për të cilën Izraeli tha se nuk do të ndryshonte asgjë në terren./BW