Shkatërruesit japonezë bashkohen me forcat ajrore amerikane në Gadishullin Korean

Dy shkatërruesit e marinës japoneze janë bashkuar me grupin e sulmit ajror “USS Carl Vinson” që po shkon drejt Gadishullit Korean për një shfaqje masive të forcës, ndërsa Koreja e Veriut përgatitet të shënojë 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj.

Anijet japoneze të luftës, shkatërruesit Ashigara dhe Samidare, lanë të premten herët bazën e Sasebos për një takim me grupin “USS Carl Vinson” jashtë brigjeve të Koresë së Veriut, raporton NHK.

Zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes thanë se detajet e ushtrimit të përbashkët detar SHBA-Japoni ende nuk janë përcaktuar. Stërvitja vjen si një shfaqje e dukshme e forcës që synon të pengojë Korenë e Veriut, e cila do të shënojë 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj javën e ardhshme.

Edhe pse pak dihet për stërvitjen detare, ngjarja u njoftua nga marina japoneze që javën e kaluar.

“Japonia dëshiron të dërgojë disa shkatërrues pasi ‘Carl Vinson’ të hyjë në Detin e Kinës Lindore,” tha një nga burimet ushtarake japoneze, siç u përmend nga Reuters.

Burimi shtoi se stërvitjet do të përfshinin ulje helikopteri në anijet amerikane dhe japoneze, si dhe trajnimin e komunikimit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne