Shkrimtarja e New York Times detyrohet të japë dorëheqjen për shkak të mbështetjes për Palestinën

Shkrimtarja e revistës New York Times, Jazmine Hughes, u detyrua të japë dorëheqjen me arsyetimin se “ka shkelur politikat editoriale” pasi nënshkroi një deklaratë ku shprehte mbështetjen e saj për Palestinën.

Në raportimin e revistës New York Times thuhet se Hughes, e cila shkruante në edicionin e së dielës të gazetës, “dha dorëheqjen pasi shkeli politikat editoriale duke nënshkruar një deklaratë në mbështetje të palestinezëve dhe duke protestuar ndaj rrethimit të Izraelit në Gaza”.

Duke thënë se nënshkrimi i një deklarate publike nga Hughes shkel politikën editoriale, redaktori i revistës, Jake Silverstein, është shprehur: “Ne folëm me të mbi atë se si dëshira për të marrë anë dhe për të marrë pjesë në protesta publike është e papajtueshme me të qenit gazetar në New York Times dhe që të dy erdhëm në përfundimin që ajo duhej të jepte dorëheqjen”.

Ndryshe, Hughes ka nënshkruar një deklaratë që dënon “sulmet shfarosëse të Izraelit kundër palestinezëve dhe vdekjen e gazetarëve në rajon”, të përgatitur nga grupi Shkrimtarët Kundër Luftës në Gaza (Writers Against the War on Gaza). Hughes ka refuzuar të komentojë mbi këtë zhvillim. Jamie Lauren Keiles, një nga nënshkruesit e deklaratës në fjalë dhe shkrimtar kontribuues në revistë, më 3 nëntor po ashtu njoftoi se po largohej nga revista për “arsye personale”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne