Shkrumbohen nga zjarri 3 automjete të një biznesi, çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në biznes në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mbrëmjes në rrugën Transballkanike në një biznes që merret me ujë të pijshëm.

Flakët janë djegur dy furgonë (njëri i shkrumbuar totalisht) dhe një kamion, në pronësi të shtetasit Andon Ribaj.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes orët e natës dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgon, i cili ka patur defektin në motor ku është shkaktuar dhe shkëndija elektrike. Më pas furgoni ka ecur për disa metra duke iu afruar dy mjeteve të tjera. Pronari i kompanisë tregon se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa, por pasi kanë parë kamerat e sigurisë, kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme. Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress