Shoqëria në krizë prej politikës, Xhafer Sadiku: Ish të perndjekurit mbështesin PD, por duhet të investohen tek njerzit e saj me integritet!

Historiani i Xhaferr Sadiku i eshtë i bindur që pjesa më e madhe e ish-të përndjekurit dhe ish-persekutuarit mbështesin opozitën por duhet të investojnë në ngritjen e figurave të veta.

Përmes një shkrimi Sadiku thotë në 30 Vite keto ish kategori janë ndëshkuar nga ata që kanë luftuar vetëm për xhepat e vehta.

Opinioni i plotë:

KRIZA E SHOQËRISË USHQEN KRIZËN POLITIKE

Kriza e vazhdueshme e politikës shqiptare reflekton krizën e shoqërisë, e cila nuk shkëputet dot nga trashëgimia e luftës së klasës dhe vijës së masës. Kjo ka sjellë që as politika e djathtë të mos fokusohet tek shkaqet e kësaj gjendje, por tek pasojat. Dhe atë që nuk e bëjnë konseervatorët e bëjnë jakobinët që sundojnë vendin, duke përdorur pikërisht goditjen e ashpër kundër opozitarizmit sipas metodave të vjetra por me ambalazh të ri, ndarjes “NE” dhe “ATA”.
Lufta e ashpër, me të gjitha mjetet kunder tyre, ka thyer një pjesë të “demokratëve” dhe sidomos nga radhët e ish të burgosurve dhe të persekutuaëve politikë. Ata e kanë parë me syrin e xhepit dhe janë vënë në shërbim të atyre që i persekutuan dhe futën burgjeve. Por, kjo nuk ndodhi sot dhe përgjatë këtyre tre dekadave emrat e shoqatave e kryetarëve të tyre të koruptuar e të pabesë tashmë njihen.
Në fakt, kjo ka bërë që të rritet tensioni në radhët e demokratëve që nuk kanë qenë të persekutuar nën sundimin komunist. Ata shpesh aludojnë sikur të gjithë të persekutuarit të jenë njëlloj dhe sikur bëjnë kauzë të përbashkët me kriminlet e luftës së klasës dhe vijës së masave.
Meqënë se jam marrë për vite me radhë me studimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe të shtresëzimeve sociale të periudhës parakomuniste, mund të them me siguri të plotë se: ish të burgosurit dhe ish të persekutuarit politikë nuk kanë qenë të gjithë konservatorë apo politikisht të djathtë. Pavarësisht nga persekucioni, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë thjesht njerëz që nuk kanë patur ideale, por interesa. Në radhë të parë, në betejat politike, njerëzit duhet të shikohen nga karakteri, i cili u jep qendrueshmëri veprimeve të tyre.
Historia na mëson se partitë krijohen nga individë me ideale të përbashkëta dhe jo nga fakti që njerëzit kanë vuajtur apo jo. Njerëzit formohen në mjedise familjare dhe sociale dhe mjedisi servil formon servilë.
E them me bindje dhe me fakte, se PD reale ka mbështetjen e shumicës absolute të ish të persekutuarëve politikë, gjë që reflektohet edhe në vota. Por, ajo duhet të identifikojë personat me kredibilitet dhe karaktere të fuqishëm nga radhët e te persekutuarëve dhe të investojë politikisht në këtë drejtim. Nuk e bëri në të shkuarën se nuk e njihte mirë atë pjesë të shoqërisë. Ajo mbështeti shumë të paaftë e me karakter te dobet nga radhët e tyre, të cilët e braktisën sa filloi ofensiva e rrymës jakobine që sundon vendin. Por, nëse nuk e bëri atëherë, këtë duhet ta bëjë tani.

/gazetaimpat

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne