Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtaren që do të trajtojë çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe fshehje pasurie.
Çështja kaloi për gjykim dhe do të gjykohet nga Elteva Deda, gjyqtare në këtë rast. Procesi ka ngjallur interes për shkak të akuzave të rënda ndaj Goros, ndërsa hetimet vazhdojnë të mbajnë fokus drejt sqarimit të akuzave./gazetaimpakt