Edi Rama mohoi kategorikisht lajmin për ardhjen e palestinezëve në Shqipëri, duke e quajtur atë një “sajesë nga këneta.” Një gjuhë e tillë ironike, tipike për të, i shërben më shumë për të shpërqendruar debatin sesa për të sqaruar qytetarët.
Në vend që të jepte një përgjigje të qartë dhe të argumentuar, ai e kaloi çështjen me një batutë, siç ka bërë shpesh kur ballafaqohet me lajme apo akuza që nuk i pëlqejnë.
“Votoni Ramën dhe do të prisni palestinezët?”, ishte pyetja që iu drejtua Kryeministrit.
“Pse? Për çfarë arsye? Apo sepse kështu ka ardhur një zë kuak-kuak-kuak nga këneta? Jo, Visar, nuk është e vërtetë, është një sajesë që mori rrugën me shpejtësi si sajesat, pasi jemi në atë kohën që kur e vërteta s’ka veshur pantallonat e gënjeshtra ka bërë xhiron e botës. E vërteta është e mërzitshme, ndërsa gënjeshtra është e lezetshme”, nënvizoi Rama.
Por pyetja mbetet: pse një lajm i tillë u përhap? A ka ndonjë marrëveshje të fshehtë që qeveria nuk po e pranon publikisht? Apo është vërtet një spekulim pa baza? Në çdo rast, një kryeministër duhet të komunikojë me transparencë dhe qartësi, jo me përçmim e ironi./gazetaimpakt