Policia ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar dhe vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, pasi dyshohen se kanë transportuar 14 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit në drejtim të Kakavijës. Ata janë akuzuar për ndihmën në kalimin ilegal të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni, i koduar “The Night Agents”, u realizua në fshatin Ballaj të Kavajës, ku u gjetën dy automjete të dyshuara, të cilat po transportonin emigrantë. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, drejtuesit e automjeteve nuk iu bindën urdhrit për ndalim dhe braktisën mjetet, duke përfituar nga errësira për t’u larguar. Emigrantët nga Nepali dhe India, të cilët ishin futur ilegalisht nga kufiri jeshil me Malin e Zi, u proceduan penalisht për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Policia ka identifikuar drejtuesin e njërit prej automjeteve, shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Fier, dhe e ka shpallur atë në kërkim. Puna vijon për të identifikuar drejtuesin e automjetit tjetër. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.
Njoftime:
Transportonin drejt Kakavijës 14 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, shpallet në kërkim një 22-vjeçar dhe vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.
Emigrant nga Nepali dhe India të cilët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Malin e Zi me destinacion Greqinë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “The night agents”, në fshatin Ballaj, Kavajë, u konstatuan dy automjetet e dyshuara që transportonin emigrantë . Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por kanë shtuar shpejtësinë dhe duke përfituar nga errësira kanë braktisur automjetet dhe janë larguar me shpejtësi