Shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë, keqtrajtoi një të mitur në kopsht

Një edukatore kopshti është shpallur në kërkim në Tiranë. Babai i një të mituri, ka denoncuar në komisariatin nr.6 në Tiranë se djali i tij është keqtrajtuar në kopësht nga eduktatorja, R.G., 46 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Prindërit e çojnë fëmijën në një kopsht privat në mënyrë që të marrë vëmendje më të shtuar, një aktivitet më cilësor çdo ditë dhe përballen me pamjen ku fëmija e tyre rrihet.
Rrëqethës është ftohtësia e veprimeve të edukatores. E fotografon fëmijën për të hedhur foton në rrjetet sociale dhe një minut më pas e rreh.
Çdo edukatore duhet të kalojë një test të mirëfilltë psikologjik para se të nisë punën.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne