Shpërbëhet kabineti i luftës në Izrael

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin e luftës i cili u formua si “qeveri emergjente” më 7 tetor 2023. Sipas mediave izraelite, Netanyahu bëri deklarata pas takimit javor të Këshillit të Ministrave. Ai informoi anëtarët e kabinetit të luftës se “kabineti është shpërbërë”.

Netanyahu thekson se nuk do të formohet kabinet i ri pas largimit të Benny Gantz nga kabineti aktual i Luftës. Ai tha se Kabineti i Luftës u formua me kërkesë të Gantz-it dhe se pas dorëheqjes së tij nuk ka nevojë për kabinetin.

Kryeministri izraelit Netanyahu dhe Benny Gantz në opozitë, 4 ditë pas sulmeve të filluara në Rripin e Gazës nën bllokadë më 7 tetor 2023, ranë dakord të formojnë “qeveri emergjente” dhe nën këtë një kabinet të reduktuar të luftës.

Anëtari i kabinetit të luftës Gantz njoftoi dorëheqjen e tij nga qeveria emergjente më 9 qershor. Pas Gantz-it, edhe anëtari i kabinetit të luftës dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Gadi Eisenkot dha dorëheqje nga qeveria emergjente të udhëhequr nga kryeministri Netanyahu./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne