“SHPËRNGULJA E TURQËVE NGA MAQEDONIA NË TURQI, PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”

Nga: Fejzulla ABDULLAI, Detroit (SHBA)

DOLI NGA SHTYPI LIBRI I HISTORIANIT

SALIM KADRI KERIMI

Historiani Salim Kadri Kerimi, nga Shkupi – Maqedonia Veriore, në opusin e tij të gjerë shkencor në fushën e historisë, së fundi para lexuesve paraqitet me një libër të ri të posabotuar me titullin e sipërpërmendur. Këtë vepër autori e ka shkruar dhe publikuarë në gjuhën maqedonase („Иселувањето на Турците од Македонија во Турција, по Втората светска војна”), me qëllim që librin e tij të mund ta lexojnë edhe lexuesit maqedonofolës, nga vendi dhe më gjerë.

Me këtë vepër me përmbajtje origjinale shkencore, autori duke pasur njohuri të duhura të metodologjisë kërkimore – shkencore, dhe me një afinitet të veçantë për të nxjerrë në dritë të vërtetën objektive në fushën e kërkimeve shkencore,  në mënyrë hronologjike dhe të detajuarë e trajton shpërnguljen  e popullatës muslimane (turke, shqiptare, pomake dhe boshnjake), nga Maqedonia në Turqi, në periudhën pas Luftës të dytë botërore, me  theks të veçantë të shpërnguljes të popullatës turke të Maqedonisë. Duke iu referuar një literature të mirëfilltë të një numër të madh të autorëve vendas dhe të huajë, dhe duke i studijuarë dokumentat përkatëse/ relevante në arhiva të ndryshme të Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Turqisë, ai është përpjekur ta nxjerë në dritë të vërtetën e fshehur nën hijen e haresës mbi tragjedinë e popullatës në fjalë, të shumëvuajtur në regjimet e mëparshëme, që ka ndodhur në periudha të ndryshme kohore, dhe posaçërisht në periudhën pas Luftës së dytë botërore.

Libri, në fakt, përbën një monografi mjaft voluminoze  e shkruar në 566 faqe, dhe e ndarë në gjashtë kapituj të veçantë. Autori duke dashur që ta nxjerrë në dritë të vërtetën mbi tragjedinë e popullatës në fjalë, në studimin e tij shkencor ka përdorur një literaturë shumë të gjerë, jo vetëm nga shkenca e historisë, por edhe nga fusha të tjera shkencore. Jo vetëm kaq. Që tua bëjë sa më afër lexuesve tekstin,  literaturën e përdorur dhe burimet e tjera, sqarimet rreth çështjeve të ndryshme i ka  dhënë  në gjithsej 757 fusnota. Në fund  të tekstit, literatura e përdorur është e sistematizuar sipas mënyrës që është shkruar. Siç shihet, autori në mënyrë shumë të detajuar ka hyrë në studimin e literaturës përkatse shkencore dhe burimeve të tjera, me qëllimin e vetëm që të jetë sa më afër objektivit që ka në këtë vepër shkencore si  lëndë studimi.

Në kët aspekt, autori nuk  është përmbajtur vetëm në të dhënat burimore, por edhe vëtë personalisht ka bërë kërkime në terren, duke kontaktuar me njerëz nga anë të ndryshme të vendit, për konfirmimin e shumë fakteve, që ai i ka gjetur në literaturën e autorëve të ndryshëm dhe në dokumentat arhivore. Në këtë mënyrë ai ka mundësuar që kjo vepër shkencore të jetë sa më afër origjinalitetit.

Jo vetëm kaq, teksti është i plotësuar dhe i ilustruar me fotografi dhe tabela të ndryshme, ku lexuesi mes tjerash, mund ta shohë numrin e disa elementeve demografike të popullsisë, numrin e popullsisë së shpërngulur sipas qarqeve, dhe numri i atyre që hoqën dorë nga nënshtetësia jugosllave. Madje, në tekst si ilustrim nuk mungon as paraqitja e fotokopjeve të disa dokumentave të rëndësishme, që autori i ka “zbuluar” nëpër arhiva të ndryshme. I tërë ky ilustrim lexuesve kureshtarë të kësaj vepre ju mundëson që të jenë sa më afër përmbajtjes së tekstit, ku autori e nxjerr në dritë të kaluarën e zymtë të popullatës myslimane në truallin e ish Jugosllavisë, të shkaktuar nga politikat e gabuara të qeverive të Mbretërisë jugosllave dhe asaj komuniste.

 

Çfar i ka ofruarë autori lexuesve me këtë libër?

           

Në fillim të hyrjes së tekstit Salim Kerimi e transmeton sqarimin e autores maqedonase prof.d-r Aneta Svetieva (проф.д-р Анета Светиева), në lidhje me etnonimin “turk”/ “turq”, me të cilin identifikohej popullata e ”islamizuar”  e Maqedonisë dhe më gjerë, në periudhën osmane. Në kët kontekst përmendet edhe një e thënë e popullit: “Turk është i barabartë me mysliman dhe e kundërta”. Etnonimin e njëjtë si emër të vet e patën pranuar edhe një numër i shqiptarëve  myslimanë, e të tjerë nga Maqedonia.

Në pjesën hyrse të librit, autori bën fjalë edhe për gjenezën e idesë për pastrimin e Europës, përfshirë edhe të Gadishullit Ballkanik, nga popullata muslimane, si dhe për masakrat ndaj popullatës në fjalë, në të kaluarën historike. Në kët pjesë S.Kerimi, poashtu, përbledhtas i ka përshkruarë “zbulimet” e tija rreth çështjes në fjalë, gjatë kërkimeve në arhivat e ndryshme të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Në vazhdim, në vija të shkurta, do të përpiqem të bëj rishpjegim të një pjese të përmbajtjes së tekstit të librit sipas kapitujve.

Kapitulli i parë. Në këtë kapitull autori ka dhënë sqarime të duhura mbi qëllimet  e politikës së Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene/ Jugosllave, për pastrimin e hapësirës jugosllave nga popullata muslimane, e posaçërisht nga ajo shqiptare dhe turke. Në këtë kapitull bëhet fjalë edhe për politikën e Turqisë dhe Shqipërisë, duke i trajtuarë  njëkohësisht disa aspekte të marrëdhënjeve të Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Turqinë, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; marëdhënijet e RFP të Jugosllavisë me Turqinë, në vitet e 50 të shekullit të 20; aktivitetet dhe masat konkrete të pushtetarëve jugosllavë për shpërnguljen e tyre nga Maqedonia, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Sanxhaku dhe krahinat e tjera të vendit.

Kapitulli i dytë. Në kët kapitull autori në përgjithësi bën fjalë mbi shpërnguljen e turqëve dhe popullatës tjetër myslimane nga RP/RS e Maqedonisë, pas Luftës së Dytë Botërore; shtrirjen e popullsisë turke në Maqedoni; të dhëna statistikore; arsyet dhe masat për nxitjen e shpërnguljes dhe masivizimin e këtij proçesi, në periudhën 1953-1967; si dhe karakteri dhe cilësitë e shpërnguljes së popullatës turke, në periudhën 1967-1993.

Në tekst jepet edhe një qëndrim kritik i autorit ndaj shkaqeve të shpërnguljes, sipas autorëve të ndryshëm që janë marrë me këtë çështje. Madje, aty bëhet fjalë edhe mbi masat, faktorët dhe rrethanat që e patën mundësuar intezifikimin e shpërnguljes, si dhe mbi presionet të natyrave të ndryshme, të bëra nga ana e pushtetarëve jugosllav/ maqedonas të asaj kohe. Në kët kapitull, si një ndër masat propaganduese për masovizimin e shpërnguljes, autori mes tjerash, e përmend intervistën e funkcionarit më të lartë të asaj kohe të RP të Maqedonisë – Llazar Kolishevski (Лазар Колишевски), e publikuar në gazetën “Nova Makedonija” (“Нова Македонија”), më 28 Mars të vitit 1954. Në këtë kapitull autori, poashtu bën fjalë edhe për  Elaboratin e një funksionari tjetër maqedonas – Kërste Cërvenkovski (Крсте Црвенковски), në të cilin bëhet fjalë mbi përmasat e shpërnguljes së turqëve dhe popullatës tjetër muslimane, nga RP e Maqedonisë në Turqi, duke filluar posaçërisht prej vitit 1953.

Madje në këtë kapitull bëhet fjalë edhe për një çështje mjaft subtile, dukuria e ndërrimit të identitetit kombëtar me qëllim të lehtësimit të shpërnguljes. Lidhur me këtë, autori i referohet një dokumenti të Arhivit të Maqedonisë Veriore. Siç dihet, gjer në vitin 1957, sipas nenit 17 të Ligjit për librat shtetëror të regjistrimit, pat qenë lejuar ndërrimi i përkatësisë kombëtare. Në kët kapitull autori, po ashtu, bën fjalë edhe për pasojat, të natyrës politike, ekonomike, demografike, sociale, që u paraqitën si rezultat i eksodit të populates në fjalë, në vitet e 50 dhe 60 të shekullit të 20.

Kapitulli i tretë. Në kapitullin e tretë, në mënyrë të detajuarë autori i paraqet opinionet e tij në lidhje me vlerësimet e disa autorëve, rreth aspekteve të ndryshme lidhur me shpërnguljen e popullatës në fjalë. Këtu ai me plot të drejtë vëren se mjaft autorë gjatë studimeve  shkencore të tyre kanë qenë të njëanshëm dhe selektiv. Në lidhje me disa aspekte të çështjes në fjalë, S.Kerimi polemizon me autorë të ndryshëm (maqedonas, shqiptar, turk, gjerman, e tj.). Në kët kuadër, autori  mes tjerash, me kundër argumente i përgjigjet disa vlerësimeve të Ll.Kolishevskit, të thëna në intervistën e tij të lartpërmendur. Autori bën vështrim kritik edhe rreth qëndrimeve të disa personave të tjerë, nga Maqedonia (Shukri Ramo) dhe Kosova (Fadil Hoxha), e tj.

Në kapitullin e njëjtë, autori po ashtu, bën fjalë edhe mbi numrin e përgjithshëm dhe strukturën nacionale të popullatës të shpërgulur, duke polemizuarë me disa autorë shqiptar rreth përkatsis kombëtare të të shpërngulurve.

Kapitulli i katërt. Në kët kapitull janë të prezantuara dëshmitë e 14 personave (nga Maqedonija, Kosova dhe Turqija), që e patën përjetuar shpërnguljen e popullatës muslimane dhe në mënyrë autentike kanë dëshmuarë për tragjedinë në fjalë.

Kapitulli i pestë. Këtu bëhet fjalë për qasjen e mediumeve qeveritare të kohës rreth çështjes në fjalë. Autori duke i analizuarë shkrimet e ralla të publikuara në tre gazetat e Maqedonisë (“Нова Македонија” në gjuhën maqedone, “Birlik” në gjuhën turke, dhe “Flaka e Vllaznimit” në gjuhën shqipe), mes tjerash vjen në përfundim se: “Çështja e shpërnguljes së turqëve dhe popullatës tjetër myslimane nga hapësirat e Jugosllavisë/ RP/RS të Maqedonisë në Turqi, në vitet e 50-ta e të 60-ta të shekullit XX, nuk ka qenë ndonjë lëndë interesi në mediumet jugosllave/ maqedonase të asaj kohe”.

Në kët kapitull, poashtu bëhet fjalë edhe për qasjen e një pjese të shtypit shqiptar dhe Radio Tiranës. Në këtë pjesë, bije në sy reagimi i emigracionit shqiptar në Europë dhe në SHBA, reagimet e të cilëve kanë qenë më të zëshme se të shtetit shqiptar. Në vitet 1955 dhe 1956 me reagime në shkrimet e veta, poashtu, paraqiten disa buletine  të emigracionit shqiptar – Buletini “Qendresa shqiptare”, Buletini “Besa” nr. 34 i vitit 1956, dhe gazeta “Kombi shqiptar”.

Në Kapitullin e fundit (të gjashtë), janë të parashtruara vlerësimet përfundimtare të autorit, lidhur me shpërnguljen e popullatës në fjalë. Një dukuri të këtillë  autori me plot të drejtë e quan tragjedi humanitare në truallin e Ballkanit, që ka ndodhur në mesin e shekullit të kaluar. Në kët kuadër, S.Kerimi i bën vlerësimet e tij rreth:

  1. Politikës së Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Slovene/ Jugosllave;
  2. Politikës së RFP të Jugosllavisë, të cilën e ndan në katër faza;

III. Qëndrimit të RP/ RS të Maqedonisë dhe udhëheqësisë më të lartë të saj;

  1. Politikës dhe qëndrimit të Republikës të Turqisë. Këtu autori hollësisht i jep disa mospajtimet e tija në lidhje me qëndrimin e politikës të një pjese të udhëheqësve më të lartë të Republikës së Turqisë, rreth çështjes në fjalë;
  2. Qëndrimit të Shqipërisë (monarkiste dhe socijaliste). Në dallim prej qëndrimit jugosllav dhe atij turk, qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me çështjen në fjalë, ka qenë i ndryshëm por jo i sinqertë dhe i përpiktë deri në fund; si dhe rreth,
  3. Sypozimeve të autorit mbi involvimin e faktorit ndërkombëtar, në lidhje me emigrimin e pullatës muslimane, duke konstatuarë në fund se rreth kësaj çështjeje gjer më tani nuk janë bërë asçfarë kërkime.

Libri i Salim Kadri Kerimit, me vlerë origjinale shkencore, si manuel do mund t’u shërbejë të gjithë atyre që si lëndë e kanë historinë. Aty do të gjejnë mjaft material shkencërisht të dokumentuar  mbi egsodin e popullatës muslimane të Jugosllavisë/ Maqedonisë, që pa asçfarë arsye objektive pat ndodhur në shekullin e kaluar.

Shkrimin tim dua ta përfundoj me të thënën e një historiani të njohur: “Detyra e historianit/ hulumtuesit është që ta nxjerrë në dritë të vërtetën e së kaluarës historike”. Ja pra, në këtë libër me vlerë të madhe shkemncore, mund të shihet e vërteta e çështjes në fjalë.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne