Shpërthim i fortë në një ndërtesë në Lushnjë. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se një ka humbur jetën dhe disa persona janë plagosur. Mes të plagosurve dyshohet se është dhe deputeti i PS, Bujar Çela. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ambulanca.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes./tpz