Shpërthimi në Sarandë, ndërron jetë polumbari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Sarandë. Në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

“Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbar ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njofton policia./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne