Shpërthimi/ Pronari rrëfen ç’ndodhi në dyqanin e celularëve: Më erdhi një pako

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që ta lë lërë në burg, Gentian Hoxhën, të arrestuar tre ditë më parë, pasi në dyqanin ku ai punonte shpërtheu një lëndë plasëse.

Policia vendosi që ta arrestonte atë kur ai ishte në spital, pasi mbeti i dëmtuar nga shpërthim i një mine që po përgatiste.

Sot gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Hoxhën, i cili akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Në spitalin e Traumës kanë shkuar prokurori Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët i kanë komunikuar masën e sigurisë Hoxhës.

Ndërkohë vetë i arrestuari ka mohuar akuzat se monton mina me celularë. Ai ka treguar me pak fjalë se çfarë ka ndodhur atë paradite në dyqanin e tij. “Më erdhi një pako dhe shpertheu”- mësohet të ketë thënë ai

Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne