Nga Mariela Stefanllari
Në Korçë (qytet) numri i banorëve rezidentë ndër vite ka qenë:
Viti 1989: 64,000 

Viti 2001: 55,100
Viti 2005: 56,300
Viti 2011: 52,000
Viti 2013: 51,500 

Viti 2017: 48,000
Viti 2023: 24,000
Viti 2025: 21,000 





Korça duhet të jetë pretendente për rekorde globale shpopullimi në kohë paqeje. Por edhe në kohë “begatie”, “mirëqënieje” dhe “arritjesh”, sipas qeverisë këto.
Mesa duket duhet të jetë kriter për anëtarësim në BE, shpopullimi.


Çdo banor në qytet (dhe kudo) është konsumator dhe për 45 vite jete edhe fuqi punëtore, fuqi prodhuese, burim të ardhurash, fuqi organizimi dhe bashkërendimi për jetën social-ekonomike në komunitetin ku jeton dhe aktivizohet.
Në 12 vitet e fundit nga qyteti i Korçës janë larguar diçka më shumë se 30,000 konsumatorë.
Nëse 1 individ ka konsum mujor një mesatare prej 400 Euro, në 1 vit, 1 person konsumon mesatarisht në treg 4.800 Euro.
Një shpërndarje e largimit të popullsisë, në proporcion analog progresiv nga viti 2013, për 12 vite:
2014 minus 2,500 banorë
2015 minus 5,000 banorë
2016 minus 7,500 banorë
2017 minus 10,000 banorë
2018 minus 12,500 banorë
2019 minus 15,000 banorë
2020 minus 17,500 banorë
2021 minus 20,000 banorë
2022 minus 22,500 banorë
2023 minus 25,000 banorë
2024 minus 27,500 banorë
2025 minus 30,000 banorë
Një shpërndarje e deficitit konsumator, në proporcion analog progresiv nga viti 2013, për 12 vite:
2014 minus 12 milionë Euro
(2,500 banorë x 4,800 Euro)
2015 minus 24 milionë Euro
(5,000 banorë x 4,800 Euro)
2016 minus 36 milionë Euro
(7,500 banorë x 4,800 Euro)
2017 minus 48 milionë euro
(10,000 banorë x 4,800 Euro)
2018 minus 60 milionë euro
(12,500 banorë x 4,800 Euro)
2019 minus 72 milionë euro
(15,000 banorë x 4,800 Euro)
2020 minus 84 milionë euro
(17,500 banorë x 4,800 Euro)
2021 minus 96 milionë euro
(20,000 banorë x 4,800 Euro)
2022 minus 108 milionë euro
(22,500 banorë x 4,800 Euro)
2023 minus 120 milionë euro
(25,000 banorë x 4,800 Euro)
2024 minus 132 milionë eurp
(27,500 banorë x 4,800 Euro)
2025 minus 144 milionë euro
(30,000 banorë x 4,800 Euro)
Në total, vetëm nga shpopullimi, nga tregu i qytetit të Korçës u larguan, apo nuk u konsumuam:
936 milionë Euro (afro 1 miliardë euro MINUS nga tregu, që në shifra reale është shumë më shumë).



Këto duhet t’i thonë ata që kandidojnë dhe jo ne, populli, sepse kanë dalë na kërkojnë votën, majtas dhe djathtas, që të na menaxhojnë, mua dhe ty, neve dhe gjithkujt, financat.
Si nuk kanë turp dhe si nuk iu vjen rëndë!




Mundet këta të na menaxhojnë financat?!
Si ua merr mendja?


Këta të PS janë ata që e kanë sjellë këtë katastrofë, është fakt dhe për këtë nuk kanë ç’thonë, as nuk kundërshtojnë dot, ndaj i futin një këngë me saze dhe zyrna, si për tra-la-la kulumçe.
Por kanë pushtetin, e keni parasysh…

Kurse këta të PD janë vetë katastrofa, këta janë thuajse të gjithë pengje, lepuj frikacakë, ca janë peshq (në plural nënkuptimesh), ca matrapazë, të tjerë interesaxhinj, tek-tuk ndonjë dogramá, në thelb PsD!
Opozitën e kanë pushtet të fuqishëm për interesat e tyre personale, e keni parasysh…



Tani, kë do zgjidhni, juve e dini!
Nëse do të ketë zgjedhje!






Se mos u ka marrë Perëndia mendtë dhe ikin nga e mira?!

Ata të Greqisë më kuptojnë dhe ndjejnë:
