Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithshëm për mbrojtjen sociale (pensione+ ndihmë ekonomike) dhe shëndetësinë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare te BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit..
Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë (ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar). Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 pikë përqindje fonde më pak se Bashkimi Europian.
Në të njëjtën vit BE i kushtoi 2.6% të buxhetit sektorit të mbrojtjes dhe Shqipëria 2%. Dy vitet e fundit vendi ynë ka rritur shpenzimet për mbrojtjes për të plotësuar detyrimet si vend anëtar i NATO-s.