Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Një 54-vjeçar raportohet se është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm (6 mars) në Lezhë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Rrilë, por ende nuk dihen rrethanat.

Mësohet se personi i plagosur, me iniciale A.P., është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen autori/ët e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne