Erdogan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje pa dyshim do të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku të derdhur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij “pa dyshim” do të japin llogari për vrasjen e palestinezëve në Rripin e Gazës. Pas takimit në Ankara me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, presidenti Erdoğan tha se për 151 ditët e fundit “kemi qenë dëshmitarë të një prej barbarive më të mëdha të shekullit të fundit”.

Presidenti Erdogan akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit për kryerjen e “gjenocidit të hapur” kundër palestinezëve me mbështetje të pakufizuar nga fuqitë perëndimore.

“Netanyahu dhe bashkëpunëtorët e tij në vrasje pa dyshim do të mbajnë përgjegjësi për çdo pikë gjaku të derdhur”, tha presidenti Erdoğan. Më tej, presidenti turk theksoi se përpjekjet e Izraelit për të diskredituar Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) me “gënjeshtra dhe shpifje” nuk duhet t’u jepet besim dhe tha se ekzistenca e kësaj agjencie nuk duhet të minohet.

Ai shtoi se veprimet e të ashtuquajturve “kolonë” izraelitë, të cilët në fakt shkelin tokat që u përkasin palestinezëve, janë një nga pengesat më të mëdha për zgjidhje. Erdogan i quajti “plotësisht absurde” kërkesat e politikanëve radikal izraelitë për të kufizuar hyrjen e muslimanëve në xhaminë Al-Aksa

Sipas presidentit turk, e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të vitit 1967./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne