Shqiperia

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen me hekurudhë

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje që kanë shumë çështje për të zgjidhur me njëra-tjetrën, por teksa politika po vonon të firmosë marrëveshje si ajo e “Paktit për detin” apo “Ligjin e Luftës”, në pah ka dalë një projekt bilateral.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhë dy vendet dhe do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec.

Ky investim madhor ka qenë edhe temë e diskutimet “Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë”, që u mbajt dje në Kostur.

Mësohet se nga programi i nisur në Kostur do të studiohen nevojat e transportit për infrastrukturë shtesë dhe do të vlerësohet zgjidhja optimale, shkruan Top Channel.

Sipas Protothema, më pas do të propozohen alternativat me kosto më efektive për projektin që financohet nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri.

Ndërkohë, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Thanos Bourdas theksoi rëndësinë e këtij projekti pasi është pjesë e rrjetit Trans-Evropian.

“Linja e re Follorina-Kastoria-Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në lidhjet me Evropën Qendrore”, tha ai.

OPINIONE