“Shqipëria e lyer në gjak”, protestë në Tiranë për masakrën në Shkodër

Në Tiranë, përpara Ministrisë së Brendshme është mbajtur një protestë për masakrën e Shkodrës, ku u vranë katër persona dhe autorët nuk janë zbuluar ende. Protestuesit mbanin në duar pankarta të ndryshme, ku mes të tjerash dallohej edhe thënia e famshme e kryeministrit Edi Rama “Hëngshin kokat e veta”.

Gjithashtu, protestuesit mbanin në duar edhe hartën e Shqipërisë, të lyer me gjak, për të treguar që “vendin e ka mbuluar krimi”.Kujtojmë se Shkodra u trondit nga një ngjarje tepër e rëndë në Dobraç, ku u vranë Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i martuar, pa lidhje me ngjarjen, Bashkim Basha dhe Flutura Basha. Autorët dogjën mjetin e krimit dhe policia nuk ka zbuluar asnjë person të përfshirë në atentatin me 4 viktima./ BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress