Shqipëria mbështet genocidin e Izraelit në Gaza, mban javën e kulturës izraelite dhe vendos flamuj në Tiranë

Shqipëria vazhdon të mbështesë genocidin e Izraelit në Gaza, ndërsa nuk ka shprehur asnjë notë proteste për vrasjen e mijëra civilëve të pafajshmë nga ushtria izraelite në Palestinë. Një tjetër mbështetje të hapur për Izraelin, pas asaj në OKB, është edhe mbajtja e javës kulturore Izraelite në Shqipëri. Nga dita e hënë në tiranë janë mbajtur disa aktivitete që promovojnë kulturën izraelite.

Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka vënë në dispozicion të Ambasadës Izraelite në Tiranë të gjitha institucionet në vend, ndërsa nuk ka asnjë reagim që dënon vrasjen e fëmijëve dhe grave nga bombardimet izraelite në Palestinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, në të gjitha rrugët e Tiranës është vendosur flamuri izraelit në mbështetje të Izraelit, edhe pse GJND e cilësoi këtë vend si genocidial për sulmet dhe vrasjet e muslimanëve në Gaza.

Flamujt Izraelite janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Skënderbej”, Pedonale dhe rrugë të tjera./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne