Shqipëria ndër më të shtrenjtat në Europë për pajisjet elektroshtëpiake

Pajisja e shtëpisë me televizorë, frigoriferë, mikrovalë, lavatriçe etj për apartamentet e reja, apo zëvendësimi i tyre për ato ekzistuese, është një dhimbje koke e vërtetë për familjet shqiptare.

Këto të fundit, ndonëse janë më të varfrat në Europë për të ardhurat, do të duhet të paguajnë shumë më tepër se të gjitha shtetet e Europës me përjashtim të Islandës, madje shpesh përballen dhe me produkte me cilësi të dobët.

Sipas Eurostat, në Shqipëri, pajisjet elektroshtëpiake kushtonin sa 122% e mesatares europiane për vitin 2022, që do të thotë që një pajisje që mesatarisht në Europë kushton 100 euro, në Shqipëri e gjen me 122 euro.
Shqipëria renditet e katërta pas Islandës, me 130.6 të mesatares europiane dhe Norvegjisë (124.%), – me të dyja këto shtete që kanë një nivel të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa të shqiptarëve – dhe Maltës (128.1%).

Sipas përkufizimit të Eurostat, Pajisje shtëpiake përfshijnë: frigoriferë dhe ngrirës; Lavatriçe; pjatalarëse; soba; furra me mikrovalë; fshesa me korrent; aparate kafeje; kazanët; tosteret etj (përjashtohen riparimet e elektroshtepiakeve).
Në rajon, pajisjet elektronike janë shumë më lirë se në Shqipëri, psh në Maqedoninë e Veriut janë sa 95.3% e mesatares së BE-së, në Mal të Zi 96.3%, në Bosnjë 101.4%, ndërsa në Serbi janë 6.1% më shumë se mesatarja europiane (106.1%).

Familjet italiane shpenzojnë 4% më pak se mesatarja europiane (96.1%), ndër më të lirat në Europë.
Ndërsa shtetet që i kanë më të lira pajisjet elektroshtëpiake janë Rumania (86.8%) dhe Polonia (84.6%).

Televizorët kushtojnë 22% më shumë se mesatarja europiane, e dyta më e shtrenjtë në Europë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne