Projekti delirant i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “Shteti Bektashi” brenda territorit sovran të Shqipërisë, ka marrë goditjen më te fortë dhe përfundimtare: atë nga vetë populli shqiptar.
Menjëherë pas deklaratës së diplomatit amerikan, redaksia e JOQ Albania zhvilloi një sondazh gjithëpërfshirës për të matur pulsin e opinionit publik lidhur me këtë ide. Shifrat e publikuara janë thjesht shkatërruese për Edi Ramën:
- 88% e votuesve u deklaruan KUNDËR krijimit të këtij shteti brenda shtetit, pra dhjetra mijëra votues nuk e mbështesin.
- Vetëm 12% e mbështetën këtë nismë.
Ky rezultat është një rezyme e qartë e vetëdijes kombëtare: shqiptarët refuzojnë në mënyrë absolute eksperimentet politike që cenojnët integritetin e territorit dhe harmonisë shoqërore.
Qytetarët e kuptojnë mirë se krijimi i një enklave të veçantë fetare nuk i shërben as besimtarëve dhe as imazhit të vendit, por rrezikon të krijojë përçarjeje dhe të dëmtojë strukturën kushtetuese të shtetit laik.
Kjo goditje e fuqishme e opinionit publik vjen në një moment kritik për vendin. Kjo nismë jo vetëm që nuk gëzon asnjë mbështetje popullore, por po shërben si benzinë e hedhur mbi zjarrin e pakënaqësisë qytetare, ku protestat masive në rrugë tashmë kanë hyrë në muajin e tyre të katërt.
Pyetja që ngrihet sot natyrshëm është: A do të gjejë forca kryeministri Edi Rama të tërhiqet nga ky projekt unikal që ka përballë refuzimin e 88% të shqiptarëve, apo do të vazhdojë të ecë me inat personal, duke thelluar akoma më tej krizën sociale dhe politike në vend?/JOQ

















