1938 – Kush kishte me shume reputacion ne Amerike; Fan Noli apo motrat e Zogut ?

Petro Prodani

Grimca historike

Ne Mars te vitit 1938, tre motrat e Zogut u nisen drejt Amerikes. Thuhej se ato kerkonin burra dhe afronin prike te madhe. Shtypi i kohes ju kushtoi atyre vemendje, sidomos gjate qendrimit ne Boston. Natyrisht ‘Mbreti Shqiptar’ paguante me flori ne dore !
Shoqeruesi kryesor i motrave, njekohesisht dhe sekretari i shtypit, ishte Faik Konica.
Por, motrat e Zogut kishin edhe nje mision tjeter. Ato u perpoqen te afronin Nolin me Zogun. Ky i fundit i propozoi Nolit pozicionin e Kryepeshkopit te Kishes Autoqefale Shqiptare. Mbase objektivi kryesor i Zogut ishte te terhiqte Nolin ne kampin e tij me shprese se do ta ndihmonte ne pozicionin e veshtire ne te cilen gjendej.
Noli nuk pranoi. Dhe ne fakt, ai ishte nje figure e konsumuar politike dhe nen kontroll te vazhueshem te sherbimeve amerikane. Megjithate, Noli mbajti nje meshe ne kishen e Shen Gjergjit ku u lut dhe per ‘Mireqenien e Mbretit Shqiptar’ i cili e kishte amnistuar nga vdekja ne mungese dhe i kishte lidhur nje pension.

Ne fakt, Nolit i kishte rene reputacioni. Emigrantet shqiptare ne Amerike parapelqenin Zogun sesa priftin e paqendrueshem qe nje here shfaqej si orthodhoks, nje here si katolik, nje here si protestant, nje here si …
Bile, shume prej tyre e konsideronin ate si komunist dhe interesaxhi ekonomik.
Kjo tregohet edhe ne fotografine e nxjere jashte kishes ku u mbajt mesha. Shume njeres ishin grumbulluar aty per te pare ‘Princesat shqiptare’ …

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne