Shtangu botën me rrëfimin e tij, tani edhe Arsenali i vjen në ndihmë Eboues në vështirësi

Pasi rrëfimi rrënqethës i Emanuel Eboue bëri xhiron e botës, ku ish-lojtari tregonte për jetën e vështirë që po kalonte, pas ndarjes nga bashkëshortja, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-klubeve të tij, për ta ndihmuar ish-mbrojtësin të kalojë këtë fazë të jetës.

Gallatasarai i ofroi një post drejtuesi në akademinë e tyre në Turqi, ndërsa sot, një prej zyrtarëve të Arsenalit është shprehur se edhe “topçinjtë” janë gati ta ndihmojnë lojtarin nga Bregu i Fildishtë. “Na erdhi të gjithëve këtu, shumë keq kur dëgjuam vështirësitë që po kalon Emanuel. Do të përpiqemi menjëherë të ofrojmë ndihmën tonë në çdo mënyrë” – shprehen nga klubi londinez.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne