“Shtet horrash”, Vasili shpërthen ashpër ndaj Beqaj: Kërcënoi rrugaçërisht Vokshin dhe Spahon

Deputeti i PL-së Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar sjelljen e pahijshme t ëish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj.

Vasili thekson se: “Ngjarja më e rëndë e Kuvendit të Shqipërisë, shteti ka rënë plotësisht, qeveria e rilindjes është thjesht dhe vetëm një tufë gansterësh.
I arrestuari Ilir Beqja, së bashku me avokatin e tij, hyri me dhunë në orën 1.40 të natës, në sallën e Komisionit Hetimor dhe kërcënoi rrugaçërisht kryetaren e komisionit Albana Vokshi dhe deputetin Edmond Spaho.

Policia e shoqërimit të burgjeve, e asgjësuar totalisht dhe qëllimshëm, nuk ndërhyri për të marrë në kontroll një situatë kaq të rende ku i arrestuari kryente veprime të paligjshme flagrante.

Shërbimi i Gardës në Parlament për faqe të zezë dhe e lë qëllimisht gjithshka jashte kontrollit.
Do kërkohet hetim dhe dënim shembullor i të gjithë atyre që lejuan ngjarjen më të rënde, që ambientet e Kuvendit të Shqipërise kanë parë ndonjëherë”./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress