Zbuloi dokumentet sekrete për Ukrainën, dënohet ushtari Amerikan, ja sa vite burg rrezikon

Një anëtar i gardës kombëtare Ajrore të Masaçusetsit në SHBA, u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vite burg nga një Gjykatë Federale për nxjerrjen e dokumenteve ushtarake tepër sekret në lidhje me luftën në Ukrainë
Jack Teixeira, 22 vjeç, pranoi fajësinë për gjashtë akuza sipas Aktit të Spiunazhit, për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacionit për mbrojtjen kombëtare, pas arrestimit të tij në kuadrin e çështjes më të rëndësishme hetimore prej vitesh në lidhje me sigurinë kombëtare.

I riu u paraqit në gjykatë me uniformën ngjyrë portokalli të burgut, dhe nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm, ndërsa i jepej dënimi, por më herët Ai kishte kërkuar falje për veprimet e tij
“Doja të them se më vjen keq për të gjithë dëmin që solla dhe shkaktova. E kuptoj se e gjithë përgjegjësia dhe pasojat bien vetëm mbi supet e mia dhe pranoj çdo gjë që kjo do të sjellë”, tha ish-ushtaraku.
Teixeira gjithashtu pranoi se kishte postuar informacione në lidhje me planet e një kundërshtari të Shteteve të Bashkuara për të dëmtuar forcat amerikane që shërbejnë jashtë vendit.

Shkelja e sigurisë ngriti alarmin mbi aftësinë e Amerikës për të mbrojtur sekretet e saj më të rëndësishme dhe e detyroi administratën e Presidentit Bidenit të përpiqet të frenojë pasojat diplomatike dhe ushtarake.
Informacioni i dalë turpëroi Pentagonin, i cili forcoi kontrollet për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe mori masa ndëshkimore ndaj personave që u zbulua se nuk kishin ndërmarrë qëllimisht veprimet e nevojshme për sjelljen e dyshimtë të zotit Teixeira.

Nxjerrja e këtyre të dhënave i ekspozoi botës vlerësimet sekrete për luftën e Rusisë në Ukrainë, përfshirë informacionin për lëvizjet e forcave në Ukrainë dhe sigurimin e furnizimeve dhe pajisjeve për njësitë ukrainase./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress