SHTREMBERIMI I QELLIMSHEM (ANTIOSMAN) I HISTORIOGRAFISE ESHTE NJE NDER PADREJTESITE ME TE MEDHA QE I ESHTE BERE SHQIPTAREVE.

Nga Azem Kovaçi

Nje manipulim dhe stereotipizim i tillë nuk i bën nder askujt. Osmanet larg të qenurit okupator, ishin protektorë dhe liberatorë të etnisë së shkapërderdhur e gjysëm të asimiluar arbërore te mesjetes. Nga robër të Serbisë, Bizantit, Venedikut, Napolit dhe Bullgarisë, u bën sundimtarë të Mesdheut, të Ballkanit, Anadollit, Irakut, Arabisë, Egjiptit, Palestinës, Libanit, Algjerisë, Hungarisë, Vllahisë dhe ishim gati ta merrnim edhe Vjenën (Qyprilinjtë) e Romën! ku Hajredin Barbaros (mjekerr kuqi) Pasha u be mbreti i mesdheut.

NE FAKT

Epoka e Qyprilinjeve apo e Sinan Pashes ( Lumjanit) 5 here vezir i madh duhen pare ne kontekstin e kohes. Behet fjale per shekujt 17 dhe 18 ku nocioni komb nuk ekzistonte. Perandoria ishte e perbere me shume kombesi dhe milete te feve te ndryshme ku islami padyshim ishte me i madhi.

Ne ate kohe Qypriliu dhe te gjithe pashallaret ndjeheshin osmanli, dhe luftonin per devlet . Behet fjale per nje nga perandorite me te medha ne histori.

Po bej nje paralele.

Imagjino nje gjeneral Romak panvarsisht origjines (spanjoll,ilir ose romak) luftonte ne emer te Romes kudo qe kerkohej (ne Iliri, ose Spanje apo Afrike te veriut etj). Ne kete koncept dhe mentalitet te kohes dhe struktures se perandorise jetuan dhe qeverisen jo vetem qyprylinjte por te gjithe veziret e medhenje shqiptare (mbi 36) dhe ato jo shqiptare. Tezave, ” na sunduan” dhe “na pushtuan” u duhet hedhur me shume dritehije se besoj nuk jane te drejta per vet historine…

Une besoj fort qe ne ato 500 vjet te perbashketa ne bashkeqeverisem/bashkesunduam.

Ne lidhje me betejen/ kontributin ne Çanakala (1915-16) ne vetvete kjo hedh poshte akuzimet islamofobe sikur gjoja Perandoria Osmane kishte sunduar me dhune e force sepse (edhe pse perandoria osmane tashme kishte rene) per ta mbrojtur Halifatin ne ate beteje kane marre pjese jo vetem Shqiptare por Boshnjake dhe Arab, biles edhe nga Azia e larget e Bagladeshit, por kjo nuk eshte e vetmja arsye perse turqia moderne i perkrah shqiptaret! Por per te gjithe kontributin e tyre ne dhe gjate gjithe historise se perandorise duke perfunduar me krijimin e himnit kombetare dhe alfabetit modern turk (te dizajnuar nga shqiptare).

Jemi te lidhur shpirterisht me Osmanliun dhe tani Turqine moderne (ku mbi 7 milion SHQIPTARE jetojne sot). Ata qe po mundohen te perçajne/distancojne nje lidhje te tille ne fakt jane ne thelb islamofobe te mirefillte Duhet te njohim historine e vertet dhe sensibilizohemi si komb./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne