Edi Rama dhe Niko Peleshi do të bëjnë lufte me Iranin për Izraelin!

Pas finalizimit të Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim Strategjinë Ushtarake dhe Planin Afatgjatë të Zhvillimit.

Ajo që bie në sy është se qeveria Shqiptare ka përfshirë edhe Iranin në strategjinë ushtarake të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në një tryezë të zgjeruar, ku morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji, gjeneralë aktivë dhe në rezervë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes e komandantë të forcave të ndryshme, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi se zhvillimet globale dhe rajonale kanë diktuar edhe rishikim të strategjisë së mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri Peleshi e justifikon futjen e Iranit në strategjinë e Mbrojtjes së Shqipërise me sulmet që Irani po shkëmben me Izraelin.

Për këtë arsye, Peleshi me urdhër të Edi Ramës po përgatiten për të bërë luftë me Iranin dhe kujton me mburrje ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

“Kemi ndjekur së fundi zhvillimet në Lindjen e Mesme, sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit. Natyrisht ne qëndrojmë dhe jemi pranë Izraelit në këto ditë të vështira dhe duhet thënë që Irani është një agresor jo vetëm ndaj Izraelit. Ne e kemi përjetuar edhe vetë para rreth dy vitesh një sulm hibrid kibernetik ndaj sistemeve tona digjitale, i cili ka qenë jo i lehtë për t’u përballuar, por me mbështetjen e partnerëve tanë, por edhe të kapaciteteve tona mbrojtëse kemi arritur të shmangim më të keqen. Por këto sulme janë një sfidë e vazhdueshme”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.
“Irani nuk ka qenë në strategjinë tonë të mbrojtjes kombëtare një kërcënim, por sot po flasim për sulme të përjetuara nga Shqipëria. Kemi ndërprerë marredhëniet diplomatike me Iranin gjë që tregon që natyra e kërcënimeve ka ndryshuar”, vuri në dukje Ministri Peleshi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne