Shtyhet gjyqi ndaj Fatmir Mediut, seanca shoqërohet me debate, përplasen avokatët

Shtyhet për në datën 3 tetor  seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se seanca e kësaj të premteje është shoqëruar me debate, sa i takon listës së dëshmitarëve dhe provave që dorëzuan palët.

Avokati i viktimave të veprave penale kërkoi kohë që të njihet me provat e mbrojtjes dhe dorëzoi një listë me 12 dëshmitarë.

Sakaq avokati Henrik Ligoi kundërshtoi pretendimet e avokatit Maltia duke argumentuar se nuk ka nevojë për një prokuror shtesë në këtë çështje. Në listën e dëshmitarëve të Dorian Maltias ishte dhe emri i Fiqiri Ismailit, ish-kryetari i bashkisë Vorë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne