Turqia dënon aktin që shënjestron presidentin Erdogan afër ambasadës në Stokholm

Turqia dënoi lejimin e një akti që kishte në shënjestër presidentin turk Recep Tayyip Erdogan pranë ambasadës në Stokholm.

“Ne dënojmë me termat më të ashpër aktin e urryer që ka në shënjestër presidentin tonë dhe u lejua pranë ambasadës sonë në Stokholm”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Populli turk, thuhet më tej në deklaratë, pret që Suedia të parandalojë “veprime të tilla fyese kundër zyrtarëve tanë të zgjedhur dhe aktivitetet e vazhdueshme propagandistike të organizatave terroriste”.

Akti provokues kishte në shënjestër presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan përpara Ambasadës Turke në Stokholm.

Në aktin provokues që u zhvillua nën mbrojtjen e policisë, u dogj një kukull me të cilën pretendohej të portretizohet presidenti Erdoğan.

Një provokatore femër e cila shprehu kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, mbajti gjithashtu një fjalim kundër presidentit turk.

Që kur vendi nordik shpalli synimin e tij për t’u bërë anëtar i NATO-s, në vend janë zhvilluar akte të ndryshme provokuese që synojnë Turqinë, flamurin turk, presidentin Erdogan, si dhe librin e shenjtë islam, Kuranin.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi një luftë në Ukrainë në shkurt 2022. Türkiye, e cila, si të gjithë anëtarët e NATO-s, duhet të miratojë aplikimin e Suedisë për anëtarësim, ka thënë se Stokholmi duhet të godasë terroristët dhe provokimet islamofobike në tokën e saj për të fituar anëtarësimin.

Suedia ka miratuar ligjin e ri anti-terrorist, që hyri në fuqi më 1 qershor, por zyrtarët turq thonë se ligji duhet të zbatohet dhe parlamenti i Türkiyes do të ketë fjalën e fundit këtë vjeshtë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne