Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën. Avokati Cakrani: Nuk ka prova, beteja e hapur!

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 29 janar, seancën për ish-presidentin dhe njëkohësisht kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Seanca e radhës u mbajt sot, teksa SPAK akuzon ish-kreun e shtetit për lobimin e ish-LSI në SHBA, fshehje pasurie dhe çështjen CEZ-DIA.

Sot (22 janar), prokurorët kanë lexuar një pjesë të parashtrimeve të tyre nga aktet e dosjes penale. Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes palëve, përsa u përket provave, pasi avokati i ish-presidentit pretendoi mungesë të fakteve.

Pas mbarimit të seancës, mbrojtësi Kujtim Cakrani, u shpreh para mediave se “kjo seancë e sotme vërtetoi se akuza nuk qëndron dhe se beteja mbetet e hapur”.

Meta qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 dhe nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura, madje ka akuzuar Policinë për rrëmbim të dhunshëm./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne