Emiljano Shullazi ka dhënë deklarimet e tij në Gjykatë për rreth 120 minuta në seancën e zhvilluar ditën e sotme.
Në deklarimet e tij, Shullazi është shprehur se nuk e ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja.
“Ylvi Beqja gënjen, nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më kërkoi ndihmë si ndërmjetës për të ndërmjetësuar në gjykatë për të marrë ishhotel Vollgën. Kishim kontratë që do më jepte 1 mln e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën”, është shprehur Shullazi në Gjykatë.
Emiliano Shullazi akuzohet mes të tjerash për një seri gjobash të vendosura ndaj bizneseve në Durrës.
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_6063.jpeg?fit=300%2C181&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_6063.jpeg?fit=300%2C181&ssl=1)