Si doli nga burgu? “Zbërthehet” Nuredin Dumani: Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit, pagova…

Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO edhe këtë të martë. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, i penduari i drejtësisë po jep detaje sesi ka dalë nga burgu.

Mësohet se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços. Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi.

Dumani po dëshmon edhe për avokatin dhe sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.

Ndërkohë gjyqi ende po vazhdon. /TCH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne