Si duhet të shpërndahet nafta për fermerët? Eksperti: Paratë për përfituesit të jepen në sezon

Ndërsa më 27 mars pritet të hapen aplikimet për skemën kombëtare në bujqësi 2024, përmes së cilës do të financohen fermerët përfitues, ekspertët e  bujqësisë shprehen se duhet të merren masa paraprake në mënyrë që ky proces të mos ketë problematika.

Rekomandimet lidhen kryesisht sa i takon shpërndarjes së naftës, e cila këtë vit nuk do të jepet më me kartë, por fermerët do të marrin para në llogari në bazë të hektarëve të punuar. Sipas vendimit të qeverisë,  subjektet përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Në vendim sqarohet se subjektet përfituese duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.

Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet varion:  deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha;  Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese./scan

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne