“Çmendet” SPAK, i ndalon djalit ti çojë lekë babait, e akuzon për financim të terrorizmit

Bëmat e SPAK në shkelje apo keqinterpretim të ligjit dhe të drejtave të njeriut nuk kanë të sosur. Këtë të shtunë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kaluar çdo kufij, duke i ndaluar edhe djalit ti dërgojë lekë babait të tij.

Me jusfitikimin se po financon terrorizmin, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasi Muhamet Manollari.

Prokuroria thotë se ky shtetas i ka dërguar babait të tij në Siri një shumë prej 864 euro në vitin 2013 dhe se babai i tij dyshohet se ka ndërruar jetë në vitin 2019 në shtetin sirian. SPAK pretendon se ka zbuluar edhe mënyrën dhe praktikën e dërgimit të parave për babain e tij në Siri.

E ngritur për të luftuar korrupsionin e madhe të qeverisë dhe zyrtarëve si dhe grupet e krimit të organizuar, SPAK, nën komandën e amerikanëve dhe Edi Ramës është kthyer në Gestapo ndaj muslimanëve. Ky rast vjen pasi me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg ndërsa janë çuar për gjykim shumë muslimanë.

Me poshte eshte njoftimi i Gestapos amerikaniste dhe antishqiptare te SPAK-ut:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit”, parashikuar nga neni 230/a i Kodit Penal.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Muhamet Manollari është djali i shtetasit Mehdi Manollari. Ky i fundit, në datën 05.05.2013 është larguar nga Shqipëria për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e listuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Shtetasi Mehdi Manollari është listuar sipas VKM-së nr.769, datë 02.11.2016, në listën kombëtare të personave të shpallur për financim të terrorizmit.

Në datën 19.11.2018, i pandehuri Muhamet Manollari, ka transferuar nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare” shumën prej 864 (tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) Euro, në favor të shtetasit sirian me iniciale A.A.S, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij Mehdi Manollari, i cili në atë kohë ndodhej në Siri, dhe ka qenë pjesëmarrës i organizatës terroriste “ISIS” (besohet të ketë vdekur në vitin 2019).

Për të dërguar këtë shumë parash, i pandehuri Muhamet Manollari, nuk ka përdorur emrin e tij, por ka përdorur një kartë identiteti në emër të shtetases me iniciale A. N., e cila e kishte raportuar atë të humbur, disa kohë para ngjarjes, dhe shuma e parave është dërguar jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë shtetasit Mehdi Manollari (pasi ai ka qenë i listuar si person ndaj të cilit nuk mund të kryheshin transferta), por një personi tjetër të referuar prej tij, shtetasit sirian A.A.S.

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne