Në Shqipëri , në nëtnor 2024 është bërë një ceremoni për 40 persona të martirizuar , figura të Kishës Katolike shqiptare. Kjo ka filluar që me ardhjen e Papa Franceskut në Tiranë në 2014 , në nder të të cilit Bulevardi Zogu 1 i Tiranës, u mbush me foto të të gjithë martirëve të Kishës Katolike, ndërkohë që po në Shqipëri, kryeministri Rama lejon të mbushet po e njëjta rrugë e shumë rrugë të tjera nëpër qytete të tjera me foto të diktatorit që i martirizoi këta klerikë, në nder të përkujtimit që disa ndjekës të tij bëjnë cdo vit. Pavarësisht hipokrizisë politike të kryeministrit, diskriminimi dhe mohimi që i bëhet figurave fetare muslimane të martirizuara po ashtu gjatë regjimit komunist, është shumë i ndjeshëm dhe i dukshëm, por fuqia e lobit katolik në Shqipëri është shumë evidente në shumë raste.
Deputetja Jozefina Topalli, e njohur për mbështetjen që u jep pa kufi katolikëve sidomos atyre shkodranë për shkak të origjinës dhe përkatësisë së saj fetare, arrin deri të flasë për figura klerikësh si dhe për këtë ceremoni pikërisht në Kuvendin e Shqipërisë. Pra në institucionin më të lartë ligjvënës, ku laiciteti mbrohet me Kushtetutë ashtu si edhe barazia para ligjit e komuniteteve të ndryshmë fetare apo jo, sërisht favorizohen katolikët dhe diskriminohen të tjerët.
Portali i Vatikanit në shqip, vazhdon më tej ku flet për martirizimin e një kleriku tjetër katolik, por jo nga regjimi komunist por nga Ahmet Zogu, i cili në bazë të ligjeve të kohës ka dënuar me varje një klerik tjerër me akuza për tradhëti kombëtare meqenëse po përgatiste një grup të armatosur, kishte prerë kabllin telefonik etj dhe me një proces gjyqësor sipas ligjit të kohës, ishte dënuar. Deri më sot në Shqipëri është folur për krime të regjimit komunist por jo për krime të Ahmet Zogut, i cili nga ky portal katolik cilësohet njësoj më diktatorin Hoxha. Për më tepër në shkrimin e tij, ky portal, nuk ka bërë asnjë përpjekje për të qenë i drejtë dhe jo diskriminues edhe ndaj një komuniteti tjetër sic është komuniteti rom, ku personi i punësuar në atë kohë nga shteti, për të kryer dënimin me varje të personave, cilësohet me emrin `magjyp` që do të thotë përkatësi e komunitetit rom.
Gjithsesi favorizimi dhe diskriminimi që lobi katolik bëjnë haptaz në kundërshtim me ligjin në Shqipëri, është një shkelje flagrante e Kushtetutës, por kur kjo bëhet në bashkëpunim me qeveritarë e deputetë, kuptohet që askush nuk guxon të ankohet për këtë.
Më poshtë links për referencë të këtij shkrimi editorial nga Gazeta Impakt:
Dom Gjon Gazulli, martir e atdhetar, në përvjetorin e vdekjes – Vatican Neës
https://www.balkanweb.com/si-u-ekzekutuan-40-martiret-e-kishes-katolike/#gsc.tab=0
https://lapsi.al/2014/09/18/nderohen-martiret-e-kishes-bashke-me-enver-hoxhen/