Si kercenohen të drejtat e shqiptarëve nga organizata muxhahedine e Maryam Rajavit?

Ali Huseini

Më 28 shtator 2012, Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara te Amerikes, hoqi zyrtarisht organizaten Mojahedin-e Khalq apo MEK-un nga lista e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara.

Ky veprim ndodhi në nje kohë kur burimet dhe gazetat perëndimore ishin në dijeni të sjelljes misterioze të kultit të drejtuesve të MEK-ut dhe sjelljes kriminale me anëtarët e kultit. Metodat çnjerëzore të MEK-ut, si çidentifikimi i anëtarëve, indoktrinimi i detyruar, divorci i detyruar, ndarja e fëmijëve nga prindërit, krijimi i bazës për formimin e një kulti personaliteti për çiftin Rajavi, joshja dhe kërcënimet e rreme, etj janë raportuar vazhdimisht si dukuri e zakonshme në këtë grup hipokrit.

Pak para vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRA) e kishte përshkruar MEK-un si një organizatë të bazuar në një “kult personaliteti” dhe kishte pranuar diskreditimin perballe rrymave të ndryshme politike në Iran.

Një numër i madh gazetarësh investigativë sikur Scott Patterson (gazetar amerikan për Christian Science Monitor), Scott Shin (gazetar i New York Times), Glenn Greenwald (gazetar i shquar dhe fitues i çmimit Pulitzer per The Guardian. ), dhe Joby Warrick (gazetar i njohur i Washington Post) kishin shkruar mbi torturat mendore dhe sociale, shpelarjen e trurit, divorcet e detyruara, imponimin e beqarisë, izolimin nga miqtë dhe familja dhe tortura te tjera psikologjike qe MEK bente me anëtarët e tij.

Heqja e MEK-ut nga lista e organizatave terroriste u mundësoi liderëve të udhëtonin lirshëm në vendet evropiane. Shqipëria, e cila priti MEK-un, u bë një strehë e sigurt për implementimin e masave ilegale të këtij grupi.

Konsultimet sekrete dhe premtimet që Shtetet e Bashkuara, si mbështetësi më i madh i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i dhanë kësaj partie, si dhe mbështetja financiare që vendet arabe, veçanërisht Arabia Saudite, derdhën në këtë vend, e kthyen Shqipërinë në vend shprese per MEK-un.

Por Shqipëria e pranoi MEK-un në territorin e saj me disa kushte. Një nga kushtet parësore të vendosura nga Shqipëria për praninë e MEK ishte mospërdorimi i këtij vendi për kryerjen e operacioneve terroriste. Megjithatë, MEK-u e shkeli kete premtim.

Sipas disa gazetarëve që patën rastin të vizitojnë kampin në Tiranë, MEK ka bërë një fermë trollash në selinë e saj të rrethuar me mure të larta. Raporti i Al Jazeera për këto ferme trollesh (apo me sakte nje punishte me sulmues online dhe perhapes lajmesh te rreme), është një nga shembujt sesi MEK-u shkeli ligjet shqiptare, ndersa autoritetet i injoronin.

Vrasja e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit, me kontributin e shërbimeve të inteligjencës izraelite dhe sulmet e MEK-ut në disa objekte të Gardës Revolucionare Iraniane te dirigjuara nga baza e tyre ne Shqiperi, janë shembuj të tjerë të kësaj shkelje. Anëtarët e MEK-ut, duke marrë trajnimin e nevojshëm në bazën në Shqipëri, kryejnë aktivitete subversive kunder Republikën Islamike të Iranit.

Të gjitha këto shembuj tregojnë se muxhahedinet nuk i përmbahen ligjeve të vendit ku ata janë strehuar. Keto fakte mjaftojne qe autoritetet shqiptare t’i vënë më shumë rëndësi kësaj çështje dhe të kuptojnë qe jo vetëm qe prania e MEK-ut në Shqipëri nuk sjell asnjë përfitim për vendin, por përbën një kërcënim serioz për Shqipërinë. Shkelja e ligjeve dhe mosrespektimi i rregullave nga muxhahedinet tregon se ata nuk kane vullnetin për të respektuar ligjin dhe kesisoj e vëne Shqipërinë ne rrezik.

Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI), te njohur si MKO apo MEK (Organizata Mojahedin-e Khalq), jane një organizatë paraushtarake e themeluar në vitin 1965 në Iran. Pas përmbysjes së regjimit te Mohammad Reza Pahlavit dhe fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, kjo organizatë, duke pretenduar se ishte faktori kryesor në arritjen e Revolucionit Islamik, filloi të ngjallte armiqësi ndaj qeverisë së re islamike të Iranit. Në vitin 1981, MEK-u nisi revoltë të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Duke kryer disa operacione terroriste në përmasa të mëdha dhe të vogla, organizata arriti te vrase me shumë se 17,000 iranianëve. Dy operacionet më të rëndësishme të MEK-ut ishin bombardimi i zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë së Republikës Islamike (IRP) të Iranit, që shkaktoi martirizimin e presidentit, kryeministrit, kreut të Gjykatës Supreme të Republikës Islamike të Iranit dhe më shumë se shtatëdhjetë zyrtarë kryesorë. Pas arratisjes nga Irani, organizata u zhvendos në Irak dhe Sadam Huseini, diktatori i Irakut, e mirëpriti në Iraku, nga ku muxhahedinet rrembyen armët kundër vendit të tyre dhe morën pjesë në dy operacione masive kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në fillim të vitit 1988, kur Irani dhe Iraku arriten armepushimin sipas kushteve të Rezolutës 598 të OKB-së, me mbështetjen e ushtrisë së Sadam Huseinit, MEK-u sulmoi Iranin duke kaluar kufijtë, dhe kryer krime të egra dhe të pamëshirshme, duke varur dhe djegur njerëz të pafajshëm.

Megjithëse MEK-u pretendon të jetë nje organizate qe Lufton per të drejtave të njeriut dhe si alternative legjitime ndaj Republikës Islamike të Iranit, MEK sot e kesaj dite nuk rresht se godituri Republikën Islamike të Iranit.

Pas rreth 25 vitesh qëndrimi në Irak dhe pas përmbysjes së regjimit baathist të Sadam Huseinit, dhe debimit nga Iraku, MEK-u u vendos në Shqipëri me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.
Për të ndryshuar imazhin e tij terrorist dhe vrasës dhe fshire krimet qe kane bere me kurdët e Irakut dhe ne Republikën Islamike të Iranit, në vitet e fundit, ky grup ka mbajtur takime vjetore ku organizata fton politikane pensioniste perendimore te cilet mbajne fjalime për të nxitur urrejtje kunder Iranit.

Por pozitat e MEK-ut sa vijne dhe dobesohen. Ne ditët e fundit qeveria franceze ka njoftuar se nuk do të lejojë që MEK-un qe të mbajë mbledhjen e saj vjetore këtë vit në Paris dhe për këtë arsye MEK-u i ka kërkuar qeverisë gjermane ndihme. Qeveria gjermane, e cila tregoi identitetin e saj të vërtetë edhe më parë në rastin e Asadollah Asadit, diplomatit iranian që u ndalua në Gjermani me urdhër të MEK dhe u transferua në Belgjikë, edhe kesaj here i ka dale ne krah grupit terrorist. Gjermanet kane lejuar MEK-ut qe të mbajnje nje tubim anti-iranian ne muajt e ardhshëm.

Lejimi qe Gjermania, i ben nje grupi terrorist sikur MEK-ut qe te kryeje aktivitete kunder Iranit, behet ne nje kohe kur Gjermani pretendon se lufton kundër terrorizmit. Por ne te njejten kohe territori gjerman eshte kthyer ne baze per një grup terrorist dhe kriminal i cili ka vrare me mijera njerëz të pafajshëm ne Linjden e Mesme dhe qe ka qene i listuar si organizate terroriste deri në vitin 2012.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne