Si u keqinterpretua fjalimi i Erdoganit për Kosovën. Çka tha ai në të vërtet?

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdgan, sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes së viti të ri akademik për periudhën 2017-2018, ku edhe mbajti një fjalim, tema kryesore e të cilit ishte referendumi i paligjshëm në Irakun Verior, transmeton Gazeta e Re.

Presidenti Erdogan tha se Turqia deri në minutën e fundit nuk besoi se lideri i administratës rajonale Kurde të Irakut, Mesud Barzani, do të bëjë një gabim të tillë.

“Keni gabuar. Ky vendim i marr në një periudhë më të mirë të historisë së marrëdhënieve tona është tradhti”, shtoi Erdogan.

Duke e bërë të ditur se administrata rajonale kurde e Irakut, krahas të gjitha paralajmërimeve, kundërshtimeve insistoi në mbajtjen e referendumit, Presidenti Erdogan tha se “ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë, përveç Izraelit, nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Shikoni shtetin e Kosovës, i njohur nga më shumë se 110 shtete, që nga shpallja e pavarësisë së tyre kaluan shumë vite, por për fat të keq, ata në arenën ndërkombëtare ende ballafaqohen me konceptin e shtet-formimit, ata i njohën 110 shtete, po juve (Irakut Verior) kush do ju njoh? Këto punët janë te vështira, kjo nuk bëhet vetëm me Izraelin, kush është Izraeli?”, ishte pjesa kritike e fjalimit të Erdoganit, gjë që u keqinterpretua me të madhe nga disa portale kosovare madje edhe ato shqiptare.

Në anën tjetër Erdogani citoi edhe disa detaje nga takimi i tij me Presidentin Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:

“Në asamblenë e përgjithshme të NATO-së takova edhe presidentin e Kosovës, ai me kërkoi rritjen e mbështetjeve në arenën ndërkombëtare konkretisht në atë të OIC, (Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), me synim që të fitojnë edhe më shumë njohje nga shtetet e Mesdheut, gjë për të cilën diskutojmë vazhdimisht”, ishte deklarata e presidentit turk./ gazetaere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne