Si u transformua nga gylenistët letra që iu dërgua presidentit Erdogan

Një letër e dërguar presidentit Erdogan nga mjeku Sahr Hamad, drejtor i spitalit Kemal Aduan në Gaza, nëpërmjet gazetarit nga Gaza Muhamed Abu Takije, është postuar nga portali gylenist Bota Islame. Letra ka hapur debat ndër besimtarët musliman ku shumë prej tyre e kanë marrë atë si të vërtetë pa parë aspak që burimi i kësaj letre janë aleanca gylenisto cioniste. Pas një kontrolli del që letra është postuar në një portal turk, por e transformuar pothuajse totalisht dhe trasmetuar vetëm interpretimi cionisto gylenist i saj. Letrës i janë shtuar disa pjesë dhe i është hequr shumica e përmbajtjes së saj për ta trajtuar atë sipas interesit të gylenistëve, për të nxitur urrejtje ndaj presidentit Erdogan dhe Turqisë tek muslimanët.
Titulli i letrës sipas cionisto-gylenistëve ishte: Na mashtruat me fjalët tuaja, asnjë shishe ujë nuk na dërguat”
I gjithë titulli është një sajesë gyleniste që në letrën reale nuk është përmendur në asnjë vend, përveç në fantazinë gyleniste.
Më poshtë vazhdon me një sajesë tjetër: “…. në momentin më të vështirë të Gazës – të paktën me heshtjen tuaj e me mosveprimin tuaj – pamë që Turqia u tërhoq, dhe kjo na lëndoi thellë.”
Në asnjë pjesë të letrës nuk shkruhen këto fjalë.
Më poshtë thotë : “Ju thoni se respektoni ligjin ndërkombëtar, por ku është ligji i Allahut? Ku është e drejta profetike? Ku është sunneti i Profetit?” As këto nuk janë në asnjë pjesë të letrës. Portali gylenistët duke funksionuar i kamufluar përpiqet që të nxisë pjesën fanatike fetare kundër presidentit turk, për tiu krijuar idenë tek muslimanët se Erdogan nuk ndjek ligjin e Allahut dhe sunetin profetik.
Më poshtë në letrën gyleniste shkruhet : “… nuk kërkuam ndihmë ushtarake nga ju, nuk kërkuam mbështetje ushtarake, vetëm ujë, ushqim dhe një korridor të vërtetë ndihme kërkuam. Por, ndërsa zullumqarët dërgonin të gjitha armët e tyre, ju nuk arritët të na sillnit as një shishe ujë, as një copë bukë.”
As këto nuk janë pjesë të letrës reale të dërguar nga mjeku i Gazës.
Letra e vërtetë dërguar nga mjeku i Gazës, e cila do të vijojë më poshtë bashkë me linkun e burimit, është një letër që i drejtohet presidentit Erdogan me respekt të veçantë si e vetmja shpresë e botës islame dhe duke i konsideruar udhëheqësit e tjerë si tradhëtarë të Zotit, profetit të tij dhe vlerave humane, duke thënë : “ … Ju bëj thirrje juve me dashuri dhe me vullnet të mirë, jo me urrejtje. Unë refuzoj t’ju konsideroj ju si udhëheqësit e tjerë, të cilët kanë tradhëtuar Zotin, Profetin e Tij dhe humanizmin. Të kemi dashur dhe do të vazhdojmë të të duam. Derisa zemra jote dhe ndërgjegjja e atyre përreth teje të tronditen, lutemi për ty që të jesh ai që mbështet të shtypurit jo me fjalë, por me vepra. “
Më poshtë është letra e dërguar nga mjeku i Gazës dhe linku i burimit të saj dhe pas saj letra e transformuar nga gylenistët e Universitetit Bedër, nëpërmjet portalit “Bota Islame”. Lexojini vetë për të bërë dallimin.
Linku i burimit në anglisht dhe letra në turqisht.
Gaza – Një letër e re nga Dr. Sahr Hamad, Drejtor i Spitalit Kemal Advan, drejtuar Presidentit Rexhep Tayyip Erdoğan:
Vëllai im i dashur, i nderuar Presidentit Rexhep Tayyip Erdoğan,
“O ju që keni besuar! Pse thoni gjëra që nuk i bëni? Të thuash gjëra që nuk i bëni me siguri do të shkaktojë zemërim të madh nga Allahu.” (Kurani, Surja Es-Saff, 2-3)
Vëllai im i dashur, veprat e mira dhe të mëdha që keni kryer e kanë ngritur lavdinë e Turqisë fisnike dhe i kanë mundësuar asaj të krijojë një prani me ndikim në rajon dhe në botë. Prandaj, ne ju konsiderojmë si vëlla dhe të dashur. Ne lutemi që Allahu ta regjistrojë këtë shpërblim për ju, t’ju dhurojë sukses edhe më të madh dhe t’ju bëjë një nga ata që ringjallin vlerat e Islamit dhe njerëzimit.
Megjithatë, ajo që na tronditi vërtet zemrat ishin fjalët tuaja, duke deklaruar se ushtria turke është ushtria e Profetit Muhamed. Pra, a do të vononte ushtria e Profetit Muhamed të ndihmonte të shtypurit që janë masakruar para syve të të gjithë botës për dy vjet? A do të heshtë ai ndërsa gjaku i myslimanëve tund Fronin e Zotit? A do të jetë ai i paaftë as të dërgojë ilaçe dhe ushqime? Historia jonë na kujton kalifin al-Mu’tasim, i cili mobilizoi ushtritë e tij në përgjigje të britmës së një gruaje “Mjerë al-Mu’tasim!” kur një kriminel hebre sulmoi dëlirësinë e një gruaje. Kohët e fundit, martiri i ndjerë Mohammed Morsi qëndroi me popullin e tij dhe parimet e Islamit dhe njerëzimit kundër agresionit kundër Gazës. Amerika erdhi tek ai dhe e pyeti: “Çfarë do?” Me një fjalë të vetme, një qëndrim të fuqishëm dhe një kërcënim për hapa praktikë dhe efektivë, ai e ndaloi luftën.
Vëllai im i dashur, çfarë po pret në një kohë kur krimineli i luftës Netanyahu po shpall gjenocid dhe po zgjeron pushtimin, dhe po komploton të na dëbojë nga tokat tona? Ai flet për një “Izrael të Madh”, mohon kauzën tonë palestineze, shpërfill sovranitetin dhe dinjitetin e myslimanëve dhe planifikon të shkatërrojë Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem dhe të imponojë “Marrëveshjet e Abrahamit” në Lindjen e Mesme. A nuk është tronditur zemra dhe ndërgjegjja juaj nga kjo shtypje? Ju, të cilët, pavarësisht rrethanave komplekse, treguat solidaritet me vëllezërit tanë sirianë sepse ata janë fqinjët dhe të dashurit tuaj. Pra, a jeni tani të paaftë të tundni shkopin tuaj – madje as të godisni – për të parandaluar që Xhamia Al-Aksa, gjaku i fëmijëve palestinezë, dëbimet dhe pushtimi, të cilin e lavdëroni kaq verbalisht, të arrijë kufijtë tuaj ?
Ju kujtoj fjalët e Profetit tonë (paqja qoftë mbi të) në Betejën e Bedrit: “O Allah, nëse kjo bashkësi mposhtet, nuk do të mbetet askush për të të adhuruar në tokë.” Jua them këtë me dashuri dhe sinqeritet: Nëse Gaza mposhtet dhe dëbohet, për Zotin, asgjë nuk do të mbetet në Lindjen e Mesme përveç “fesë abrahamike/sioniste”.
Ju lutem juve dhe rrethit tuaj të guximshëm dhe të mirë: Mos na braktisni! Ne jemi vëllezër në fe, histori dhe gjeografi; Zoti ynë është një, Profeti ynë është një, Kurani ynë është një, Qabja jonë është një, dhe vlerat tona të shenjta dhe vijat e kuqe janë një. Ju bëj thirrje juve me dashuri dhe me vullnet të mirë, jo me urrejtje. Unë refuzoj t’ju konsideroj ju si udhëheqësit e tjerë, të cilët kanë tradhëtuar Zotin, Profetin e Tij dhe humanizmin. Të kemi dashur dhe do të vazhdojmë të të duam. Derisa zemra jote dhe ndërgjegjja e atyre përreth teje të tronditen, lutemi për ty që të jesh ai që mbështet të shtypurit jo me fjalë, por me vepra. Ka një ndryshim të madh midis mbrojtjes së të shtypurve dhe të drejtave për përfitime të ndryshme dhe mbrojtjes së Islamit, Xhamisë Al-Aksa dhe tokave të shenjta.
Mos na lër vetëm të përballemi me ushtritë më frikacake dhe të neveritshme naziste. Ne jemi prej teje dhe të përkasim ty, dhe kështu je edhe ti; ne mbrojmë për ty dhe për veten tonë. Tani, pa asnjë moment vonese, krijo një front ndërkombëtar dhe islamik për të mbështetur Palestinën, popullin e saj dhe rezistencën e saj në çdo mënyrë praktike. Ndërmerr hapa praktikë për të rrethuar, ndaluar dhe mbajtur kriminelët përgjegjës.
Zoti të udhëzoftë në rrugën që Ai e do dhe e miraton; të bëftë një mjet për të ndaluar gjakderdhjen në Gaza dhe për të parandaluar deportimet dhe masakrat. O Zot, dëshmo se i jam drejtuar presidentit, qeverisë dhe popullit fisnik të Turqisë, të cilin e dua dhe shoh mirësi tek ata, si dhe Turqisë sonë të dashur.
Dr. Sahr Hamad
Drejtor i Spitalit Kemal Advan
Palestina – Gaza ‘Trashëgimia Osmane’
19-08-2025
Letra nga cionisto-gylenistët e universitetit Bedër të portalit “Bota Islame”
Mjeku palestinez Dr. Sahr Hamad, i cili punon në veri të Rripit të Gazës, i ka dërguar një letër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Këtë letër, Dr. Hamad e ndau përmes gazetarit nga Gaza, Mohammed AbuTaqiya. Sipas lajmit të gazetarit Feyzanur Çalkoğlu të gazetës Karar, në këtë letër Dr. Hamad ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj heshtjes së Turqisë përballë shkatërrimit dhe rrethimit në Gaza.
Letra fillon me shprehjen “Bismilahirrahmanirrahim” dhe ajetin nga Surja Teube: “Thuaj: Punoni! Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do t’i shohin veprat tuaja” (Teube, 105).
Në letrën e tij drejtuar Presidentit Erdoğan, Dr. Hamad theksoi se në të kaluarën e kanë parë Turqinë në krah të të shtypurve, por gjatë masakrave në Gaza ata u lanë të vetëm, duke përdorur këto fjalë:
“I nderuar President, ju deshëm, gjithmonë u lutëm për fitoren tuaj, dëshiruam që ju të ngrinit lart flamurin e së drejtës, ju pamë pranë të shtypurve, por… në momentin më të vështirë të Gazës – të paktën me heshtjen tuaj e me mosveprimin tuaj – pamë që Turqia u tërhoq, dhe kjo na lëndoi thellë.”
“AS NJË SHISHE UJË NUK NA E DËRGUAT”
Dr. Hamad, duke argumentuar se përpjekjet diplomatike ndërkombëtare kanë dështuar, pyeti: “Ju thoni se respektoni ligjin ndërkombëtar, por ku është ligji i Allahut? Ku është e drejta profetike? Ku është sunneti i Profetit?”
Ai theksoi se Gaza është nën sulm dhe bllokadë të rëndë për më shumë se 600 ditë, duke përshkruar shkatërrimin humanitar me këto fjalë:
“Janë dhënë mijëra dëshmorë, dhjetëra mijëra të plagosur. Një popull po zhduket mes zjarrit, urisë dhe rrethimit. Betohem në Allah, i nderuar President, nuk kërkuam ndihmë ushtarake nga ju, nuk kërkuam mbështetje ushtarake, vetëm ujë, ushqim dhe një korridor të vërtetë ndihme kërkuam. Por, ndërsa zullumqarët dërgonin të gjitha armët e tyre, ju nuk arritët të na sillnit as një shishe ujë, as një copë bukë.”
Në fund duhet të theksojmë se gylenistët janë aleatë të ngushtë me cionistët. Arsyeja pse ata u larguan nga gjysëm aleanca me Erdoganin ishte përplasja e presidentit Erdogan me presidentin izraelit Shimon Perez në samitin e Davosit në vitin 2009, në lidhje me masakrat në Gaza. Të hequrit sikur kanë ndjeshmëri për çështjen e Palestinës me portale anonime (Bota Islame) nuk mund të fshijë heshtjen e varrit të Komunitetit Musliman për ta dënuar këtë gjenocid./mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne