Burime thanë për Lapsi.al se apartamenti ende nuk ishte “pastruar” nga e dyshuara për fshehje pasurie.
Kur kërkuan nga gjykata kontrollin e pronave të familjarëve dhe miqve të Veliajt, dy prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado iu referuan të dhënave zyrtare për adresat e pronave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, vëllait Arbër Veliaj, mikun Elman Abule dhe bashkëshorten e Elmanit, Marisa Niton.
Shtëpitë dhe ambjentet e kompanive ishin disa në Tiranë, një tjetër në autostradën Tiranë-Durrës dhe një pronë në Qerret, ku vëllai i Veliajt, Arbëri kishte vilat e tij.
Për dyshimet që kanë mbi Ajola Xoxën, dy prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado urdhëruan kontrollin e ambjenteve të kompanive të saj Nan Gallery dhe Laë Partners.
Mes këtyre janë edhe dy apartamente në katin e 10 të kullës Sky Toëer në zonën e ish bllokut. Dy apartamentet janë njëri hyrja 4 dhe tjetri pak më tej, në të njëjtin kat, hyrja 1.
Në vendimin e gjykatës, adresat e dy apartamenteve janë renditur si më poshtë:
i. PARTNERS LAW SHPK, NIPT: XXXXXXX0, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga “Ibrahim Rrugova”, SkyToëer-Kati 10/4.-Tirane, me administrator Ajola Хоха.
ii. Nan Gallery SHPK, NIPT: M3 XXXXX, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga:
.**Ibrahim Rrugova”, SkyToëer-Kati 10/1, me administrator Daniela Vuksani.
Çfarë gjetën brenda apartamenteve tek SKY Toëer dhe materialet tek ambjentet e tjera të kompanive të Ajola Xoxës, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i morën me vete. Ishin kompjutera, celularë, laptop, dosje me shkresa, që përmbanin fatura, kontrata, projekte etj. Ende nuk është konfirmuar shuma e parave që u sekuestrua në dhjetor, por burime të pakonfirmuara thanë për Lapsi.al se më shumë se 80 mijë euro u gjetën në të dyja apartamentet.
Më vonë, Veliaj u thirr në SPAK. Aty mësoi për “Nesti Angonin” dhe denoncimin në bazë të të cilit kishte nisur hetimi ndaj tij. Kur doli nga SPAK iu hakërrye prokurorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado që sipas tij, kishin punuar me stilin e Sigurimit dhe i kishin detyruar atë dhe të shoqen të dëshmonin kundër vetes.
Kushdo që do të gjendej në të njëjtën situatë do të kishte marrë masa të menjëhershme për të fshirë çdo provë të mundshme kundër tij. Por një lëvizje e beftë e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Olsi Dado tregoi se përballë tyre kanë një amator.
Një burim pranë SPAK tha për Lapsi.al se që nga data 6 Dhjetor kur u sekuestruan materialet në shtëpinë dhe zyrat e kompanive të Ajola Xoxës, çdo material është zbërthyer dhe ka kaluar në sitën e specialistëve të SPAK. Të gjitha të dhënat e celularit të saj, e kompjuterit të saj apo çdo dokument po analizohet për të parë nëse ka informacione të vlefshme për hetimin.
Këtu është zbuluar edhe që përveç dy apartamenteve të regjistruara si ambjente të zyrave të Nan Gallery dhe Partners Laë në katin e 10 të Sky Tower, Ajola Xoxa kishte edhe një apartament një kat më lart, në katin e 11 të kullës.
Ky apartament që siç dukej përdorej për të mbajtur materiale të tjera, është zbuluar nga të dhënat në kompjuterin e saj. Për të evituar që Veliaj dhe e shoqja, Ajola Xoxa ta “pastronin” apartamentin e padeklaruar që kishin në katin e mësipërm, dy prokurorët Dumani dhe Dado kanë nxituar të marrin miratimin e gjykatës për të kryer sa më shpejt kontrollet dhe sekuestrimet e nevojshme. Për ta bindur gjykatësen Atalanta Zeqiri duket se kanë mjaftuar të dhënat që kanë gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës dhe menjëherë drejt katit të 11 të kullës janë dërguar agjentët e BKH.
Nëë vendimin që publikoi Sali Berisha, sqarohet shkurt se gjykatësja Atalanta Zeqiri ka shqyrtuar aktet, pra të dhënat që janë gjetur më parë gjatë hetimit. Në bazë të tyre, ajo ka lejuar kontrollin e këtij apartamenti tjetër, që dukej se përdorej nga Ajola Xoxa për të mbajtur materiale të tjera, jashtë zyrave të regjistruara në dokumentat shtetërore.
Çfarë ruante Ajola Xoxa në këtë apartament të tretë në kullën Sky Toëer? Përse i duhet bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë, që po hetohet nga SPAK, një apartament tjetër i paregjistruar në Qendrën e Biznesit?
Spekulimet janë të shumta, por burimi pranë SPAK konfirmoi për Lapsi.al se agjentët e BKH nuk dolën duarbosh nga kontrolli i këtij apartamenti që përdorej nga Xoxa. Mësohet se aty janë gjetur fatura të shumta dhe kontrata që nuk mbaheshin në zyrat e deklaruara të kompanive Nan Gallery dhe Partners Laë SHPK.
Berisha ka shkuar më tej me informacionet që shpërndan. Sipas një mesazhi që ka mbërritur pranë tij, në këtë apartament janë gjetur edhe shuma parash në euro.
“Sipas Nesti Angonit ky ishte apartamenti i kesh-It te tyre. Apartamenti eshte gjetur grumbuj me fatura, me dosje te shumta kontratqsh por edhe kartona plot me euro. Te gjitha jane sekuestruar se bashku me kompjuterat dhe paisjet tjera dixhitale” thuhet në mesazhin që ka mbërritur pranë Sali Berishës..
Zbulimi i një apartamenti të padeklaruar e bën akoma më serioze situatën për Veliajn dhe të afërmit e tij. Kryebashkiaku i Tiranës po e sheh veten se si po shndërrohet pak nga pak në ushqim për SPAK, ndërsa mnund të thuhet se nën këmbë i ka rrëshqitur përfundimisht investimi në politikë./Lapsi.al