Gazetarja Alba Kepi ironizon veprimet jo dinjitoze të kryeministrit shqiptar me kryeministren italiane në Ebu Dhabi

Gazetarja Alba Kepi në profilin e saj në Facebook shkruan:
Happy birthday Mr President!
Nëse në një Pallat mbretêror hyn një klloun nuk êshtë se bëhet mbret por është Pallati që shndërrohet në cirk.
Kryeministrja italiane festoi ditën e lindjes me një dhuratë nga KM shqiptar; një shall realizuar nga një sipërmarrës italian që fabrikën e tij e ka transferuar në Shqipëri.
Jo vetëm ia dhuroi por dhe ia vuri mbi kokë me konfidencialitetin sa shokues për të pranishmit aq dhe të sikletshëm për ta e vetë Melonin.
Happy birthday MR President me një dhuratë hilacake simbol i zgjedhjes së bizneseve italiane që spostojnë në Shqipëri selitë e tyre për t’i shpëtuar barrës fiskale të taksimit në sistemin italian e me fabrika ku prodhimi bazohet në krah pune shqiptarësh që u kushtojnë disa herë më pak se sa një punëtor italian.
Happy birthday Mr President e do ishte mirë që mbi krye të kishit shallin e një punëtori shqiptar që varfëria e pasiguria e detyroi të jetë një nga 1 milionë shqiptarët që këto 3/4 vitet e fundit është larguar nga Shqipëria pêr shkak të keq qeverisjes së mikut tuaj.
E pamundësia për të siguruar jetesën pêr fëmijët, pasiguria e së nesërmes e seleksionimi politik për të jetuar e u realizuar, është i pakrahasueshëm me cdo regjim fiskal o interes personal të një sipërmarrêsi italian.
Happy Birthday MR President e keni të drejtë kur i thoni buzagaz se “Edi duhet t’i japësh fund këtyre skenave!”
“Hall i madh e shtyn”, thotë një shprehje popullore shqiptare, MrPresident.
Miqêsia juaj me më të fortin e botës e shtyn në këto perfomanca kllounash. Në SHBA një dosjer me qindra faqe e përfshin Ramën në një nga skandalet më skandaloze mës Shqipërisë e Amerikës ku korrupsioni i zbardhur nga kjo dosje ka dëmtuar demokracinë, diplomacinë e sigurinë, pra Shqipërinë
Po SHBA janë nismëtarët e mbështetësit e një prej reformave më madhore të Shqipërisë post ’90- reforma në drejtësi, por që po zhgënjen e preokupon kancelaritë botërore e organizma ndërkombëtare.
Ministra, Kryetar Bashkie, vetë KM, Drejtues të lartë institucionesh, të identifikuar nën akuza të rënda korruptive nuk po gjykohen nga rregullat e një drejtësie nën seleksionimin e një diktati politik që e bën pushtetin e pavarust të saj një lojë në duart e vetë Ramës.
Data 20 janar e nisja e një administrate te re amerikane është halli i madh i kësaj perfomance cirku në ditën tuaj të lindjes MR President, e si thotë shprehja “miku im është dhe miku juaj” e tek miqësia mes të tretëve ndoshta do vij koha të ju kërkoj ndonjë favor.
Happy birthday MR President e si thuhet shpesh në politikë, kur në një Pallat mbretêror hyn një klloun nuk është se bëhet mbret por është Pallati që shndërrohet në cirk.
Nga poturet e atlete samitesh, nudizëm në plazh, puthje e pêrqafime liderash, sot në arkivin institucional e mediatik u shtua dhe perfomanca e Ramës që ju bekon me shaminë e kokês në Abu Dabi./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne