Siri: 72 avionë luftarakë turq kthehen në bazë pas misionit

Forcat e Armatosura Turke (FAT) njoftojnë se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” avionët luftarak të FAT-së në shtatë rajone kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve.

Ushtria turke poashtu njofton se 72 avionë janë kthyer në siguri në bazat e tyre për t’u përgatitur përë detyrat pasuese.

Në një deklaratë me shkrim thuhet se, “Operacioni ‘Dega e Ullirit’, i cili filloi në orën 17.00 (sipas orës lokale) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veriperëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëlla të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre, po vazhdon ashtu siç është planifikuar”.

Në deklaratë theksohet se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit, sidomos ato me numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014), si dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’, e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së.

“Në fillim të operacionit forcat ajrore kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara në shtatë rajone, të cilat nga organizata terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. 72 avionë të cilët morën pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurt për t’u përgatitur në detyrat pasuese. Në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Bëhet e ditur se po bëhet kujdes dhe sensibilitet për të mos dëmtuar civilët dhe të pafajshmit” shkruhet në deklaratën e Forcave të Armatosura Turke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne