Sistemi TIMS në Rinas jashtë funksionit

Sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit është jashtë funksionit, ndërsa punonjësit e policisë po punojnë me regjistra dore.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë aeroportit, ndërsa rënia e sistemit vjen në ditën kur ndaj disa faqeve të institucioneve pati sulme kibernetike që dyshohet të jenë kryer nga hakerat rus.

Lidhur me rënien e TIMS, ka reaguar përmes një postimi në “FB” dhe eksperti i IT Gent Progni, i cili ngre dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me sulmet kibernetike ose me ndërhyrjet për vjedhjen e të dhënave nga sistemi – çështje kjo që po hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Ne Rinas nuk punon TIMS … A ka lidhje me sulmin e fundit apo me nderhyrjet e zhapikut aka Ervin Muca nuk e di! Di qe tani po punohet me regjistra dore! Shtet patatinash …”, shkruan Progni.

Vjedhja e të dhënave të TIMS ka qenë në qendër të diskursit politik edhe këtë të premte, ndërsa opozita kërkoi komision hetimor për të zbardhur vjedhjen e të dhënave nga sistemi që regjistron hyrje-daljet në vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne