Situata në Veri, ministrja e Jashtme e Kosovës: Reagimi i Borrell i turpshëm, asnjë fjalë për terroristët

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur pas reagimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos.

Gërvalla u shpreh se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke shtruar pyetjen se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne